Deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili komentoi për Fax News me moderatorin Albi Rakip angazhimet e Partisë së Lirisë në fushatën elektorale për zgjedhjet e 11 majit, në mungesë të presidentit të partisë Ilir Meta.
Vasili tha se, mungesa e Metës i ka bërë anëtarët dhe simpatizantët e PL të shumëfishojnë forcat në mënyrë që të jenë në lëvizje të vazhdueshme me qytetarët dhe elektoratin.
Edhe pse në kushte të kufizuara, Vasili tha se Meta vijon të mobilisojë strukturat që forca politike që ai udhëheq të jetë në lëvizje.
“Partia e Lirisë gjithmonë kla qënë në lëvizje dhe jo vetëm në momentin e fushatave.. Ka pasur gjtihmonë një lidhje të vazhdueshme me njerëzit dhe elektoratin. Është në një punë shumë intensive për 5 prioritetet e saj për 4 milion shqiptarë Ne nuk mund ta mohojmë që kemi përballë një mazhorancë që ka zaptuar të gjithë pushtetin për 12 vite dhe asnjë premtim i vetëm i saj nuk është mbajtur.
Keni parë komunikime mjaftë të fuqishme të zotit Meta, pavarsisht kushteve të izolimit fizik të cilat e kanë mobilizuar të gjithë strukturat e PL në vend dhe të gjithë simpatizantët dhe mbështetësit e PL e kanë ndjerë të trefishtë për të shumfishuar energjitë e tyre që kjo prani, vetëm fizike, e zotit Meta të kompesohet” tha Vasili.
Intervista e plotë: