Kristiano Ronaldo do të mungojë 5 ndeshje pasi u pezullua nga Komisioni I Disiplinës në Spanjë për shkak të sgtyrjes së gjyqtarit dhe kartonit të kuq.
Mirëpo ky vendim duket se ka irrituar tifozët e Realit të Madridit që e kanë të vështirë të pranojnë se ylli I tyre nuk do të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Barcelonës, e vlefshme për kupën e Spanjës.
Në shenjë revolte Në minutën e 7-të të ndeshjes kundër Barcelonës që do të luhet të mërkurën në orën 23:00, tifozët e Realit do të valëvisin shamitë e bardha në shenjë proteste për gjyqtarët dhe për episodin e ndodhur në “Camp Nou”, raporton “AS”. (B.H/Shuplaka)