Isa Mustafa, Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës njëherësh edhe kryeministër në detyrë, ka deklaruar se LDK nuk do të votojë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendit. Këtë deklaratë Mustafa e bërë pasi ka përfunduar takimi i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së.
“Qeveria ka përmbushur detyrimet e saj ndaj qytetarëve të Kosovës. Ne kemi punuar për Kosovën. Ne kemi qëndrimet tona dhe nuk do të bëjmë koalicion me PAN si dhe nuk do ta votojnë Kadri Veselin për kryetar të Kuvendi sepse ai është iniciatori për prishjen e koalicionit sepse ai ka vënë interesat e tij para interesit të vendit”, ka thënë Mustafa. Ai ka thënë me tej se LDK ka lënë mundësin e hapur për Vetëvendosjen. (J.V/Shuplaka)