Ish-atasheu ushtarak i Shqipërisë në Turqi, Hajro Limaj ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj kryeministrit Rama, i cili tha se do të ekstradojë gylenistët që janë në Shqipëri.
I ftuar në emisionin “Arena” në Ora News, Limaj u shpreh se qeveria shqiptare nuk duhet të merret as me Erdoganin dhe as me Gylenin, ndërsa bëri apel që agjencia turke për bashkëpunim dhe koordinim, Tika nuk duhet të lejohet të veprojë në territorin shqiptar pasi po pëçan vendin.
“TIKA, është kthyer në Kosovë dhe këtu një agjenturë e zbulimit që po prish ekuilibrat këtu. Ne nuk na duhet as Erdogan dhe as Gylen. Më vjen shumë keq që kryeministri ynë bëhet pjesë e kësaj loje të pistë që po bën Erdogan në Shqipëri dhe në Kosovë. 29 eurodeputetë votuan shkresa kundër Kosovës për rrëmbimin e turqve në Kosovë. Ata janë arsimtarë nuk janë terroristë. Ata kanë punuar 12 vjet në Shqipëri dhe 8 vjet atje dhe nuk kanë lidhje me grushtin e shtetit atje. Grushtin e shtetit nuk e njeh Amerika. Është një skenar i Shefit të Shtabit të Përgjithshëm dhe shefit të SHISH. Turqia sot është problem ndërkombëtar. 242 diplomatë turq kanë marrë strehim në Gjermani, janë 9 gjeneralë. Terrori që ka vendosur Erdogan në Turqi ta mbajë në Turqi. Shqipëria dhe Kosova nuk janë vilajete të Turqisë”, ka deklaruar Limaj.
Discussion about this post