Ndarja e Bora Zemanit dhe Vin Velit ishte një nga ndarjet më të komentuara në showbizin shqiptar.
Ishte Dj i famshëm ai që foli për herë të parë publikisht dhe konfirmoi ndarjen e tyre.
Bora ka qëndruar gjithmonë e heshtur në lidhje me këtë temë.
E ftuar në “Pop culture”, Bora ka rrëfyer se çfarë ka mbetur tashmë mes saj dhe Vinit.
“Fotot në Instagram me Vinin nuk i kam fshirë sepse i bie që të fshi të shkuarën. Mes nesh nuk ka hatermbetje, por miq nuk jemi. Flasim për të mirën e djalit. Ish bashkëshorti nuk mund të kthehet në shok. Aktualisht nuk jemi miq në Instagram, sepse kështu ndodhi pas zënieve të para. E kemi të dy instagramin e hapur dhe ska asnjë problem për të parë se çfarë bëjmë. Krisja e marrëdhënies me Vinin nuk erdhi për shkak të tradhtisë. Kjo ishte keqkuptim. Ska lidhje fare me këtë gjë,”- ka rrëfyer moderatorja.
Lidhja e çiftit zgjati disa vite dhe ata kanë një djalë, Arborin, i cili jeton me Borën
(F.M/Faxweb)