Në këto ditë të tensionuara brenda Partisë Demokratike, ish-deputeti demokrat Besnik Mustafaj shprehet se ka ardhur momenti për t’u ulur tensionet.
Në një prononcim për ABC News, Mustafaj shprehet se grupi kritik ndaj Bashës, është tashmë një faktor brenda partisë.
“Ajo që e quani grupi kundër Bashës është tashmë një faktor në PD. Janë figura me autoritet politik, të rinj dhe të vjetër si të thuash. Kështu që në këtë kuptim është absolutisht e domosdoshme të gjendet çelësi për uljen e këtij tensioni.”, thotë Mustafaj.
Më tej, ish-deputeti demokrat njëlloj si Topalli, Patozi apo Bregu, bën përgjegjës Lulzim Bashën.
“Po përdor selinë e partisë, po përdor zyrën e tij, gjithë infrastrukturën, sekretariatin, makinën telefonin e partisë, zyrën e shtypit, gazetën e partisë për të ushtruar ndikimin e vet mbi zgjedhjet e ardhshme.”, janë fjalët e Mustafajt. (D.D/Shuplaka)
Discussion about this post