02:49 | 20/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Flash

Ish-deputeti demokrat : Në PD po instalohet sistemi i PS, Basha në gjurmët e Ramës

16:17 | 05/09/2017
në Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti demokrat : Në PD po instalohet sistemi i PS, Basha në gjurmët e Ramës

 

Ish-deputeti demokrat Sherefedin Shehu ka deklaruar se në PD po instalohet i njëjti sistem si në PS pasi Basha po ecën në gjurmët e Ramës duke eliminuar demokracinë e brendshme.

Duke komentuar votimet në akademinë e shkencave Shehu deklaroi se ato kanë kopjuar votimet farsë që zhvillohen në parti dhe qeveri, sipas tij edhe shkenca nuk mund të bëjë përjashtim nga farsa zgjedhore.

POSTIMI I PLOTË I SHEHUT:

Kur Ne Nuk Bëjme Zgjedhje Në Parti Dhe Në Qeveri, Atëherë Si Mund Të Bëjmë Në Akademi?

Është për të ardhur keq që zgjedhjet u bënë farsë edhe në krye-institucionin e shkencës. Me sa duket edhe shkenca nuk mund të bëjë përjashtim nga farsat zgjedhore që ne bëjmë në Parti dhe në Qeveri. Me një mungesë totale përgjegjësie, Kryeministri Rama u hakërrye, jo për farsën por për mospërfilljen, dhe deklaroi se tani nuk do t’i japë asnjë lek Akademisë së Shkencave, thua se ai i ka lekët në xhep dhe mund ti japë vetëm tij që do ai. Në vend të kësaj deklarate boshe, Rama duhet të mbajë përgjegjësinë për farsën sepse edhe Akademia zbatoi modelin e zgjedhjeve që ai vetë e instaloi. Le të kujtojmë vitin 2005 kur, ditën e parë të zgjedhjev në PS, Ramës, si kandidat, i dështoi modeli që propozoi për zgjedhjen e Kryetarit dhe në vend që të dorëhiqej “me punë dhe përpjekje” arriti që ditën e dytë të zgjidhej Kryetar. Në 2009, humbi zgjedhjet, u dorëhoq me të drejtë ri-kandidimi dhe, megjithëse humbës, korri një fitore plebishitare kundër kandidatit tjetër Maqo Lakrori. Ndërsa kur i mbaroi mandati në 2013, ndonëse Kryeministër, kishte frikë se mos e turpërontë Ben Blushi dhe vendosi të mos bëjë zgjedhje fare dhe sot vazhdon të jetë Kryetar i PS. Këtë model po e shtrin edhe në zgjedhjet qeveritare ku rezultati paracaktohet me marrëveshje para zgjedhjeve dhe në ditën kur kutia mbushet me vota vetëm çertifikohet.

Edhe në PD po instalohet sistemi i PS. Por, ndryshe nga Rama i vitit 2013, Basha u vetë-ngri dhe eci në gjurmët e Ramës gjysëm të përparuar të vitit 2009, duke emëruar Eduard Selamin si kandidat alternativ dhe arritur një fitore plebishitare kundër tij. Por ama Basha është i ndërgjegjshëm që ne nuk bëjmë zgjedhje por farsa dhe u tregua i sinqertë duke mos thënë asnjë fjalë për farsën e zgjedhjeve në Akademinë e Shkencave.

Ky është një alarm i madh, dhe profesorët, shkencëtarët dhe ndonjë civil nga shoqëria, që mund të ketë mbetur pa u njollosur akoma, duhet të bërtasin me të madhe. Mos prisni që këtë ta bëjë politika, përfshirë edhe mua që po ju jap mend, sepse duhej të kisha folur më heret.

Prandaj të dashur profesorë, shkencëtarë dhe akademikë i dilni zot vetes. (B.H/Shuplaka)

 

 

Etiketa: sherefedin shehu
Pas

”Merkato Televizive”, largimet dhe konfirmimet e bujshme në ekranet shqiptare

Para

Droga e kapur pranë Ujit të Ftohtë, Berisha: Droga e fshehur në vilat qeveritare

Para
I siguruar apo jo faturat paguhen njëlloj, denoncimi i qytetarit tek Berisha

Droga e kapur pranë Ujit të Ftohtë, Berisha: Droga e fshehur në vilat qeveritare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kultivonte 150 fidanë kanabis/ Në pranga 1 shtetas në Librazhd

Goditet sërish zinxhiri drejtues në Teheran, mediat: Izraeli ka eliminuar shefin e ri të Shtabit të Përgjithshëm të Iranit

Sulm në bazën e të dhënave/ Vidhen 16 miliardë fjalëkalime të Apple, Facebook dhe Google

Frika nga vendimi, Haxhiu: Kushtetuesja është vonuar shumë, po ndikon në krizë

Shqipëria drejt një suksesi diplomatik, Samiti në Hagë pritet ta konfirmojë si vend mikpritës të NATO-s në 2027

Rusia në mbështetje të Serbisë: Kosova, një çështje ekzistenciale për Beogradin

Trump lë të hapur mundësinë e një sulmi ndaj Iranit: “Do vendos në dy javët e ardhshme”

Elisa Spiropali, do të marrë pjesë në Samitin e Asamblesë Parlamentare të NATO-s, që do të zhvillohet në Brukse

KF Tirana njofton përfundimin e bashkëpunimit me trajnerin Bledi Shkëmbi

Dentisti 22-vjeçar që mësoi në internet: Arrestohen tre anëtarë të një familjeje në Çeki

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.