14:21 | 17/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-deputeti i Lezhës paralajmëron fakte të reja: Do t’i çoj të gjithë para drejtësisë!

13:58 | 22/03/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti i Lezhës paralajmëron fakte të reja: Do t’i çoj të gjithë para drejtësisë!

Ish deputeti Eduart Ndocaj në një intervistë për Diell-online.al hedh akuza të forta ndaj ish-kryebashkiakëve për 27 vite të Lezhës.

Ai thotë që disponon fakte sesi për plot 27 vite demokraci ajo bashki është vjedhur nga i pari tek i fundit zyrtarë.

Ndocaj, i cili është drejt zyrtarizmit të tij si kandidat për kreun e bashkisë së qytetit denoncon mes të tjerash se sot në Bashkinë e Lezhës punojnë më shumë se 1000 persona, në një shkelje të hapur të ligjit. Në lidhje me arrestimin dhe më pas lirimin e Fran Frrokajt, kreut në detyrë të Lezhës, Ndocaj shprehet se duhet që drejtësia të bëjë punën e saj e të vër përpara përgjegjësisë fajtorët.

‘’Qarku i Lezhës sot është një nga qarqet më të diskriminuara të Republikës së Shqipërisë. Qarku i Lezhës është një nga qarqet më të varfra, dhe kjo është falë politikës qendrore dhe vendore.

Fakti që drejtësia po fillon  funksionon dhe po lëviz, është një ogur i mirë për qytetarët e Lezhës dhe jam i bindur plotësisht, se me një kandidim timin dhe në një të ardhme si kryetar i Bashkisë Lezhë do të arrij të investigoj, të krijoj një audit, për fondet dhe për shpenzimet që qytetarët e Lezhës meritojnë ti kenë në dobi të tyre. Në këto vite nuk kanë arritur të kenë asnjë administratë në dobi të tyre.

Dhe unë do t’i çoj të gjithë këta njerëz para drejtësisë. Kam fakte tronditëse se kjo bashki  në këto 27 vite është vjedhur dhe shkatërruar padrejtësisht nga çdo kryetar bashkie për plot 27 vite, duke filluar nga i pari e deri tek i fundit që sot është nën hetim dhe drejtësia duhet të bëjë punën e saj.

Arrestimet nuk ishin të papritura sepse kjo bashki nuk funksionon prej 3 vitesh. Unë e kam bërë dhe publike disa herë abuzimin me fondet publike siç është edhe shifra e punonjësve të bashkisë, i cili kalon shifrën e 1000 punonjësve, kur mund të ketë 200 punonjës dhe ky është një abuzim me detyrën. Prandaj mendoj se ndaj këtij kryebashkiaku duhet që drejtësia të vendosi për atë çfarë ai meriton të marri.  Në qoftë se është i pafajshëm të lirohet dhe në qoftë se ka abuzuar, abuzuesit e kanë vendin në burg.

Absolutisht që njoh, një nga ata është dhe ish-kryetari i bashkisë, zoti Tushaj që njihet si një nga abuzuesit më të mëdhenj sepse ka qenë 8 vite kryetarë i bashkisë, ku vetëm leje në zonën A janë dhënë 120 leje padrejtësisht, duke prekur zonën kulturore që është një shkelje e hapur e ligjit. Ai duhet të dali para drejtësisë.

Po ashtu ka lënë një bashki me miliarda lekë borxhe, kur është larguar nga detyra si kryetar bashkie. Ai duhet të japë llogari se ku kanë shkuar këto fonde të bashkisë, pra janë shumë e shumë të tjerë që sot nuk janë thirrur nga drejtësia shqiptare dhe duhen thirrur për të dhënë llogari. Nuk është vetëm një individ apo kryetar që ka shpërdoruar detyrën, por janë shumë ish-kryetarë dhe nënkryetarë e anëtarë dhe zyrtarë të tjerë që e kanë shkatërruar me themel këtë qytet”, është shprehur Ndocaj.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: EDUARD NDOCAJ
Pas

Së shpejti drejt altarit! Moderatorja flet për herë të parë për partnerin

Para

Mira Kazhani ja plas Luana Vjollcës: Nuk ka përmbajtje, e ndjekin për hiret e saj

Para
Mira Kazhani ja plas Luana Vjollcës: Nuk ka përmbajtje, e ndjekin për hiret e saj

Mira Kazhani ja plas Luana Vjollcës: Nuk ka përmbajtje, e ndjekin për hiret e saj

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kërkoi lirim nga burgu, Gjykata e Fierit shtyn seancën për ish-deputetin e PD, Ervin Salianji

Pesë qytetarë shqiptarë, që ndodheshin në Izrael për arsye turistike dhe profesionale, janë larguar sot nga Izraeli në mënyrë të sigurt përmes Egjiptit

Tensionet mes Izraelit dhe Iranit, cilat janë ngjarjet e fundit në Lindjen e Mesme?

Skandali i ‘Mikrokredive’/ Apeli i GJKKO lë në qeli biznesmenin Arben Meskuti, i rrëzon kërkesën për ndryshim të masës së sigurisë

Izraeli: Lideri suprem i Iranit do të ketë fundin e Sadam Huseinit

800 kushërinj në një festë të rrallë, iniciativa që bashkoi fisin Xhepnuzi në Mat

Dosja “5D”, GJKKO dënon me burg Eglantina Zerën dhe 5 zyrtarë të tjerë për “shkelje të barazisë në tendera”

Rinumërimi i votave në Elbasan, vëzhguesit e PD: Dalin dy fleta mangët në një qendër votimi

Itali/ Grabitje bankash me armë dhe pjesë e një organizate të madhe droge, arrestohet shqiptari i dënuar me rreth 11 vite burgim!

Donald Trump: Më mirë një fund i vërtetë i luftës Izrael-Iran sesa armëpushim i përkohshëm

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.