13:00 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-deputeti i LSI-së rrezikon burgun?! Për çfarë e akuzon Prokuroria

11:01 | 21/03/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti i LSI-së rrezikon burgun?! Për çfarë e akuzon Prokuroria

Ish-deputeti i LSI-së, Shkëlqim Selami rrezikon burgun. Pas një hetimi disamujor, Prokuroria e akuzon Selamin për ‘’valsifikim vulash dhe formularësh”.

Prokuroria thotë se: Vërtetuam se Shkëlqim Selami ka qenë i arrestuar në Itali në vitin 2006. Selami ka gënjyer në dokumentin e vetëdeklarimit.

Dosja:

Prokuroria prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka mbyllur hetimet dhe ka derguar per gjykim proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh.S, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

Kuvendi i Shqiperise me date17.12.2015 ka miratuar ligjin me nr.138 “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike.

Ne zbatim te ligjit te sipercituar, i pandehuri, ne cilesine e deputetit te Republikes se Shqiperise, ka qene i detyruar te plotesoje “Formularin e vetedeklarimit” me ane te te cilit duhet te deklaronte ekzictencen ose jo te shkaqeve per te kandiduar, per te mos u zgjedhur, ose emeruar.

Nga kqyrja e formularit te vetedeklarimit te te pandehurit, vihet re se ky shtetas i eshte pergjigjur me “JO” pyetjes nese eshte caktuar ndaj tij ndonjehere ndonje mase shtrenguese e sigurise personale ne fuqi, ose jo.

Referuar dokumentacionit te administruar ne pergjigje te leterporosise se autoriteteve italiane te drejtesise, rezulton e provuar se:

I pandehuri eshte arrestuar ne vitin 2006 ne ekzekutim te mases se sigurimit “arrest me burg”,  leshuar nga Gjykata e Brindizit ne vitin 1994, per vepren penale te “Pjesemarrjes ne organizate kriminale me qellim emigracionin klandestin”. Ne date 06.09.2006 masa e sigurise eshte hequr dhe ne date 07.02.2007 Gjykata e Brindizit ka dhene vendimin per shuarjen e vepres penale per arsye parashkrimi.

Ne kushtet kur kemi te bejme me

Nje vendim gjykate per caktim mase sigurimi te padeklaruar qe ka te beje me grupin e veprave te percaktuara ne sferen e nenit 2 pika 1 te ligjit “Per garantimin e integritetit te personave qe zgjidhen, emerohen, ose ushtrojne funksione publike”, per te cilin personi nen hetim ka marre dijeni pasi ketij personi i eshte dhene nje kopje ne momentin qe eshte ekzekutuar kjo mase.

Me nje vendim qe Gjykata e Brindizit nuk eshte shprehur per pafajsi sikurse ka deklaruar personi nen hetim per te cilin personi nen hetim ka dijeni, per arsye se dy avokatet qe e kane perfaqesuar ne kete gjykim, kane qene avokate te zgjedhur nga vete ai, arrihet ne perfundimin se keto dy rrethana kan qene te detyrueshme per t’u deklaruar nga i pandehuri si rrethana te cilat kane te bejne me shkaqet e parashikuara nga ligji per vazhdimin ose jo te funksionit.

Ne keto kushte, Prokuroria Prane Gjykates se Shkalles se Pare Tirane ka derguar per gjykim proçedimin penal ne ngarkim te te pandehurit Sh.D, i akuzuar per kryerjen e vepres penale “Falsifikimi i vulave, stampave dhe formulareve” parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal.

(E.K/FAXWEB)

 

Etiketa: selamishkelqim selami
Pas

Më mirë të tradhëtoni se sa të bëni këto 12 gjëra të tmerrshme

Para

“Ke 30 minuta kohë”, përshkallëzohet protesta e minatorëve: Do hyjmë në Kryeministri me forcë

Para
“Ke 30 minuta kohë”, përshkallëzohet protesta e minatorëve: Do hyjmë në Kryeministri me forcë

“Ke 30 minuta kohë”, përshkallëzohet protesta e minatorëve: Do hyjmë në Kryeministri me forcë

Discussion about this post

 



Të Fundit

Sezoni turistik – Policia monitoron zhurmat në zonat turistike në Gjirokastër, bizneset nën kontroll me matës akustik

Hyn në fuqi marrëveshja SHBA-BM për uljen e tarifave për prodhuesit britanikë të automjeteve

Kurti merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit në Shkup

Tentuan të fusin në Shqipëri mbi 22 mijë franga dhe 500 euro pa i deklaruar, procedohen dy persona

Sezoni turistik, Rama ndan pamje nga bajpasi i Vlorës

Dortmund i prish punë Milanit, futet në garë për Ardon Jasharin! Brugge kërkon 35 mln euro

Aktakuzë në mungesë ndaj dy serbëve për krime lufte në Kaçanik

Situata e zjarreve në vend, Ministria e Mbrojtjes: U raportuan 26 vatra në 24 orë

Paralajmëron kryediplomati gjerman: Putin dëshiron kapitullimin e Ukrainës

Gjyqi për dosjen “Partizani”, reagon Berisha: Piramidë mashtrimi!

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.