17:07 | 24/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Kryesore

Ish-deputeti i PD-së: Arsyeja pse iu bashkova PDIU-së është se do çoj demokratët në Parlament

09:51 | 30/04/2017
në Kryesore, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti i PD-së: Arsyeja pse iu bashkova PDIU-së është se do çoj demokratët në Parlament

Ish deputeti i PD-së dhe njëkohësisht kandidat për deoutet në i PDIU-së në Kukës për fushatën e 18 Qershorit, Fatos Hoxha me anë të një statusi në “Facebook”, ka komentuar situatën në të cilën ndodhet Partia Demokratike. Ai shkruan se ftesën e PDIU-së e ka pranuar për të çuar demokratët në Parlament.

“Dua tju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një ftesë dashamirëse të PDIU- së për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që lejon Ligji dhe me kohën e shkurtër në dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet.”, shkruan Hoxha. 

REAGIMI I PLOTË:

Të nderuar Miq,
Për fatin e keq të demokratëve, Kryetari ja bëri gjëmën PD-së.
Këto zgjedhje dhe legjislatura që vjen do ta lenë PD- në pa përfaqësim në Parlament.
Vetpërjashtimi erdhi me vendim të Kryetarit, por pa vendim të forumeve, me vullnet të Liderit, por kundër vullnetit të anëtarësisë, me mbështetjen e liderit historik, por me kundërshtimin e rreptë të të gjithë komunitetit ndërkombëtar.
Kryetarit dhe kundërshtarit politik mbase i del për hajër, demokratëve dhe demokracisë në këtë vend është e sigurt që do tu bëj dëm.
Sot që po ju drejtohem me këtë komunikim ndjej vetëm një ngushëllim, ngushëllimin e militantit që nuk ka lënë këmbanë alarmi pa i rënë për të paralajmëruar të keqen që po na zinte derën, sikurse kam vepruar edhe kur PD ishte në pushtet dhe udhëheqësia kish nisur abuzimin me detyrën dhe besimin tonë. Gjithësesi, jam i vetëdijshëm që nuk kam bërë gjithshka duhej.
Sot që PD ka dalë nga sistemi dhe forumet refuzojnë ti dalin Zot, nuk gjej dot gjë tjetër për të bërë, veç nismave individuale.
Dua tju njoftoj se kam vendosur të shfrytëzoj një ftesë dashamirëse të PDIU- së për bashkëpunim elektoral dhe të kandidoj për deputet në Qarkun e Kukësit. Me hapësirat që lejon Ligji dhe me kohën e shkurtër në dispozicion kjo më duket rruga e vetme që mund të ndjek për ti qëndruar besnik thirrjes sime drejtuar kolegëve me funksione në PD për të marrë në dorë situatën dhe për të penguar vetpërjashtimin nga zgjedhjet.
Unë nuk kam frikë të përballem me kundërshtarin, edhe nëse ai ka mbështetjen e krimit dhe të parave të drogës.
Unë e di me siguri, se dhe Demokratët e Kukësit nuk e kanë këtë frikë.
Në gjithë këto vite Demokratet e Kukësit fitoren e kanë gjetur kur janë përballur, jo kur janë trembur, strukur apo kanë marrë arratinë.
Prandaj unë shpresoj se dhe këtë herë do tja dalim, me vendosmeri dhe në rrugën e ligjit, ashtu siç i takon forcës politike ku militoj.
Kjo rrugë për mua është vështirë dhe plot sakrifica, por unë jam i vendosur ta përshkoj.
Idealet vihen në provë kur përballesh me vështirësitë, jo kur vendos që jetën ta kalosh në “ bulevard “.
Demokratët e vërtetë e dinë këtë gjë, sepse e kanë kaluar në kurriz, për këtë shkak i kanë njohur dhe pranuar si Qëndrestarë, edhe pse udhëheqjes së re kjo nuk i pëlqen.
Sot PD ka nevojë përsëri për qëndrestarët.
Uroj që ata ta ndjejnë përsëri ta ndjejnë përsëri thirrjen.
Deri atëhere unë kam nevojë për të gjithë ju që e ndjeni thirrjen e kohës sikurse unë, dhe që keni mundësi dhe vullnet për këtë përballje të re, të bëhemi bashkë edhe në këtë betejë.
Parlamenti i ri nuk duhet ti lerë demokratët të papërfaqësuar, le të bëhemi bashkë e të reagojmë, është koha të qëndrojmë. (J.V/Shuplaka)

Etiketa: fatos hoxhapdiu
Pas

Bojaxhi publikon listën, kandidon ish-këshilltarin e Berishës për deputet të “Sfidës”

Para

Me maska dhe automatik, grabitet banesa e kambistit në Maliq, familjarët: S’ka shtet

Para
Me maska dhe automatik, grabitet banesa e kambistit në Maliq, familjarët: S’ka shtet

Me maska dhe automatik, grabitet banesa e kambistit në Maliq, familjarët: S'ka shtet

Discussion about this post

 



Të Fundit

Teherani përgatitet për tubim popullor pas thirrjes së liderit suprem për “fitore ndaj Izraelit”

Blinken: Sulmi i Trump ndaj Iranit ishte gabim, por shpresoj të ketë sukses

Akuzohen për vrasjen e Fatbardh Licit, Bajrat dhe Bilali i drejtohen Gjykatës së Lartë

Teherani jep mesazh për qetësim: S’do të ketë sulme nga ne, nëse Izraeli ndalon i pari

Kriza në Lindjen e Mesme/Meloni mbron Trump në Senatin italian: Nuk shkaktoi kaos

Trump publikon mesazhin e Rutte, shefi i NATO-s e përgëzon për vendimin ndaj Iranit

Sulm raketor rus në Dnipropetrovsk, të paktën 9 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur

13 të vrarë nga bombardimet në Ukrainë, Zelensky: Europa dhe SHBA të veprojnë më shpejt

Kancelari Merz në samitin e NATO-s: Angazhimi për sigurinë e Izraelit është i panegociueshëm

PD kërkon nga KQZ pamjet filmike të magazinës në Lundër para zgjedhjeve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.