Ish-deputeti i Partisë Demokratike Lefter Maliqi, i cili pas publikimit të listave të kandidatëve për deputet u largua nga kjo forcë politike për t’u bashkuar me PS-në, feston sot ditëlindjen e tij të 45-të.
Kjo ditë ka qenë një festë e vërtetë për deputetin, të cilit familja siç duket edhe nga fotot e mëposhtme, i ka organizuar një festë me tullumbace në shtëpi.
Ajo që bie në sy është torta e përgatitur posaçërisht për deputetin, që mban shenjën e dy gishtave të lart, simbol i paqes, që deri më tani shihej si simbol i PD-së, por që socialistët në zgjedhjet e qershorit e ndryshuan këtë rregull të pashkruar. Dy gishtat mbajnë edhe një trëndafil të kuq, simbol i PS-së ndër vite.
Jo vetëm me familjen, por zoti Maliqi e ka festuar ditëlindjen edhe me miqtë e tij, të cilët gjithashtu i kanë dhuruar një tortë.
“Të dashur miq,ju falenderoj përzemërsisht për urimet tuaja,suprizat dhe dhuratat me rastin e 45-vjetorit. Respekte dhe mirënohje miqësisht L.Maliqi.”, shkruan ish-deputeti krahas fotove. (D.D/Shuplaka)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2705″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post