Ish-deputeti i Partisë Demokratike, sot pedagog në Universitetin e Tiranës,Mark Marku, rrëfen se çfarë ndodhte te qeveria dhe PD-ja e 2013-ës.
I ftuar në emisionin “Studio e Hapur”, Marku kritikoi qeverinë aktuale për sjelljen e saj ndja opozitës, dhe sqaroi se as PD dhe Berisha nuk janë për t’u lavdëruar për këtë çështje po ashtu.
“Është shqetësuese gjendja e medias. PD dhe Berisha ndaj mediave nuk është për t’u lavdëruar, në kuptimin që ka pas shumë probleme me median. Ta zëmë njëlloj qëndrimi që unë nuk e kam pranuar kurrë dhe që e kam refuzuar ka qenë, bojkotimi i mediave që i konsideronte armiqësore.
Unë në mënyrë demostrative, për të reflektuar aderimin tim në botën e mediat edhe duke qenë aty, kam shkuar në të gjitha në mënyrë demostrative, në të gjitha televizionet që konsideroheshin armike.”, tha Marku.
Akademiku i nderuar shtoi se asokohe, Majlinda Bregu kishte dhënë urdhër të prerë për të bojkotuar emisionin e Opinion.
“Majlinda Bregu kishte dhënë urdhër, që sot është “opozitare e madhe”, kishte dhënë urdhër që të mos shkonte asnjë deputet i PD-së as te “Vizion+”, as te “Top Channel”, erdhi një moment që bojkotuan dhe Blendi Fevziun te “Opinion”. Kishin një qasje shumë, shumë perverse, për të sabotu mediat”, shtoi Marku. (D.D/Shuplaka)