Ish deputeti i Partisë Socialiste, Marko Bello ka ndërruar jetë në moshën 59-vjeçare si pasojë e koronavirusit.
Prej disa ditësh ndodhej në një spital në Turqi, aty ku dhe po merrte trajtimin e nevojshëm, por nuk ia ka dalë ti mbijetojë sëmundjes.
Marko Bello ka qenë deputet në Kuvend që nga viti 2001-2013. Gjatë karrierës së tij politike Bello ka mbajtur postin e ministrit për Integrimin Evropian dhe ministër Shteti për Koordinimin Qeveritar.
Ndërsa gjatë viteve 1997-2000, 59 vjeçari ka shërbyer si ambasador i Shqipërisë në Rumani dhe më pas zv/ministër i Mbrojtjes.
(A.M/Faxweb.al)