Pas ndarjes nga jeta të babait të tij para 6 ditësh, djali i ish-deputetit të Partisë Socialiste Durim Hushi përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhënë detaje për miqtë dhe të afërmit mbi detajet e ceremonisë mortore.
Xhet Hushi, shkruan se trupi i pajetë i të atit, ish-deputetit, do të sillet nesër në Shqipëri, ndërsa homazhet dhe ceremonia do të zhvillohen ditën e premte.
Hushi ka qenë deputet i Partisë Socialiste, i zgjedhur në qarkun e Elbasanit nga viti 2001 deri në 2005 dhe Perfekt i Elbasanit.
Postim i të birit
Ju falënderoj të gjithëve për mbështetjen dhe fjalët e ngrohta në këto momente të vështira. Ju njoftoj se ne kthehemi nesër (të enjten) nga aeroporti i Rinasit dhe kthejmë babin për herë të fundit në shtëpi në Tiranë. Të premten do të kryhen homazhet në Teatrin Skampa në Elbasan në orën 09:00-12:00 dhe më pas zhvillohet ceremonia mortore në varrezat e Elbasanit. Faleminderit