Ish-deputeti izraelit i ekstremit të djathtë, Moshe Feiglin bëri thirrje për pushtimin e plotë të Rripit të Gazës, duke thënë: “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”. Feiglin, në deklaratën e tij për televizionin “Channel 14”, i njohur për afërsinë e tij me kryeministrin Benjamin Netanyahu, tha se Gaza duhet të pushtohet plotësisht.
Duke bërë thirrje për ndërtimin e vendbanimeve për izraelitët në Gaza pas pushtimit të të gjithë enklavës, Feiglin argumentoi se “asnjë fëmijë palestinez nuk duhet të mbetet këtu”. “Ne jemi në luftë kundër ekzistencës së Gazës”, tha Feiglin, duke shtuar, “Çdo fëmijë, çdo foshnjë në Gaza është armik”.
“Çdo fëmijë që ushqeni me gji tani (në Gaza) do ta vrasë djalin tuaj 15 vjet më vonë”, tha Feiglin dhe pretendoi se ishte kundër ndihmës humanitare që hyn në Gaza. Për dy muaj, duke filluar nga 18 marsi, qeveria izraelite nuk lejoi asnjë kamion me ndihma të hynte në Gaza, ku jetojnë afërsisht 2.3 milionë palestinezë dhe vuajnë nga uria.
Si rezultat i presionit ndërkombëtar, qeveria e Tel Avivit lejoi që një numër i kufizuar kamionësh me ndihma të kalonin në Gaza që nga 19 maji.Ushtria izraelite njoftoi se 93 kamionë me ndihma kishin kaluar në Gaza, por Kombet e Bashkuara deklaruan se ndihmat ende nuk u ishin dorëzuar palestinezëve.