09:11 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-deputeti në meshën e dom Gjergj Metës: E magjishme, nuk kisha marrë pjesë asnjëherë

16:03 | 21/07/2019
në Aktualitet, Flash, Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti në meshën e dom Gjergj Metës: E magjishme, nuk kisha marrë pjesë asnjëherë

Ish-deputeti Luan Rama ka ndarë me ndjekësit e tij momentet e veçanta të ndjekjes së një meshe në kishën e selitës, në Mirditë të mbajtur nga dom Gjergj Meta.

“Nuk kisha marrë pjesë asnjëherë më parë në një meshë. Ndaj dua ta falenderoj me shumë mirësi Dom Gjergj Metën që ma krijoi këtë mundësi fatlume”, shkruan Rama ndër të tjera.

Ai shprehet se kjo vizitë i kishte dhënë mundësinë e rikthimit në ato vise ku është rritur por duke shtuar se qyteti pranë të cilit ndodhet kasha, kishte të jetonte vetëm 40-vjet, “pothuaj pak a shumë sa mesatarje e moshës së shumicës së minatorëve për të cilët ai u themelua si qytet”, shkruan Rama.

Statusi i plotë:

Në kishën e Selitës…

E magjishme. Kështu mund ta cilësoj me një fjalë të vetme, ndjesinë që përjetova duke marrë pjesë në meshën e Dom Gjergj Metës në kishën e Selitës, bashkë me miqtë e mi Viktor Gjikola, Ndue Dedaj, Shaban Sinani dhe Bardhok Pulaj.

Nuk kisha marrë pjesë asnjëherë më parë në një meshë.
Ndaj dua ta falenderoj me shumë mirësi Dom Gjergj Metën që ma krijoi këtë mundësi fatlume.

E para, sepse ai është për mua një mik i vyer që gjithmonë me krijon një qasje krejt tjetër marrdhënieje mes vetes e Zotit, marrdhënie në të cilën unë përfshihem natyrshëm me tërë magjepsjen që ajo mbart.

Dhe e dyta, duke zgjedhur meshën e dedikuar në kishën e Selitës në Kurbnesh, më dha mundësinë e rikthimit në ato vise ku jam rritur, ani pse qyteti nuk është më, duke shënuar rastin e vetëm në botë të një qyteti që jetoi vetëm 40 vjet, pothuaj pak a shumë sa mesatarje e moshës së shumicës së minatorëve për të cilët ai u themelua si qytet.

E mesha e Dom Gjergj Metës, është edhe një përshpirtje hyjnore, dashurie e mirënjohjeje bashkë, për shpirtin e qytetit dhe ish banorëve të tij.

Zoti qoftë gjithmonë me ta!

(F.GJ/FAXWEB.AL)

Etiketa: dom gjergj emtaLuan Rama
Pas

Videoja të lë pa fjalë, vogëlushi me sindromën Down përshëndet turmën që e mbështeti gjatë maratonës

Para

FOTO/ I transformuar dhe me një projekt të ri, Ermal Mamaqi: Gati për të thyer një tjeter rekord

Para
Filmi mund të mos transmetohet kurrë, ja pse Ermali dhe Elvana ‘gënjyen’ sërish publikun

FOTO/ I transformuar dhe me një projekt të ri, Ermal Mamaqi: Gati për të thyer një tjeter rekord

Discussion about this post

 



Të Fundit

Kombëtarja zhvillon stërvitjen e katërt, sot testi gjeneral në ‘Arenën Kombëtare’! Manaj bashkohet me grupin

“Çdo ditë paqeje është një dhuratë”, Myftiu i Elbasanit përcjell ceremoninë e faljes

Izraeli sulmon Bejrutin jugor në prag të festës fetare

Aksident në urën e re të Kukësit! Përplasen tre automjete, devijohet trafiku

Kryeministri Rama uron besimtarët myslimanë: Gëzuar Kurban Bajramin

Kurban Bajrami, qindra besimtarë falin namazin në Kukës

U përmbys gjatë lëshimit, Koreja e Veriut nxjerr në sipërfaqe shkatërruesin 5 mijë tonësh

Presidenti Begaj uron besimtarët myslimanë me rastin e Kurban Bajramit

Festa e Kurban Bajramit, besimtarët myslimanë falin namazin në Durrës

Kurban Bajrami në Vlorë, besimtarët mysliman falin namazin, Myftiu Hoxhleku jep mesazh paqeje

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.