Ish-deputeti i Partisë demokratike Edi Paloka ka sjellë në vëmendje premtimin e bërë nga Edi Rama gjatë fushatës zgjedhore përpara se të bëhej kryeministër se “edhe Enver Hoxha po të ngrihet nuk ju a prish shtëpitë”.
Duke risjellë në vëmendje këtë premtim e;lektoral të Ramës, Paloka shkruan në rrjetet sociale se pak ditë me parë kryeministri ka vendosur që 94 mijë banesa në Tiranë dhe gjithë vendin, nuk do të legalizohen por do të prishen.
Paloka ka përmendur edhe përplasjet midis banorëve që mbrojnë shtëpitë e tyre dhe Policisë së Shtetit, duke e akuzuar këtë të fundit për hedhjen e gazit helmues ndaj tyre dhe fëmijëve.
Postimi i plotë
Rama qe ju premtoi se “edhe enveri po te ngrihet nuk ju a prish dot shtepite”, pak dite me pare ka vendosur qe 94 mije banesa ne Tirane dhe gjithe vendin , nuk do te legalizohen por do te prishen.
94 mije…
Shihini keto pamje. Kujtoni dhe se si ju leshoi gazin helmues femijeve brenda shtepive, i dhunoi, i burgosi e ne fund ju prishi dhe shtepite e i la ne rruge.
Rrezoni Ramen perpara se t’ju rrezoj shtepite. Ngrihuni pa ju ardhur tek dera e shtepise.
(F.GJ/FAXWEB.AL)