Ish deputeti i Partisë Demokratike Bardh Spahia ka deklaruar se qeveria po pezullon sërish ndërhyrjet kirugjikale. Në një postim në rrjetet sociale, Spahia shkruan se po vijojnë urdhërat për ndërprerjen e e operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres.
Spas Spahisë kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet.
Postimi i plotë
PEZULLOHEN SERISH NDERHYRJET KIRURGJIKALE
Ne zbatim te udhezimeve nga ministria, vijojnë urdhërat për ndërprerje të operacioneve edhe ne spitalin e Shkodres. Kush është planifikuar për ndërhyrje kirurgjikale jo vetem ne repartin e Kirurgjise por tashme, edhe ne ate te Obstetrikes, duhet të presë, se shëndetësia e Rilindjes jep shërbim me racion per shkak te tejkalimit te buxhetit nga koncesioni i sterilizimit, e jo atëherë kur duhet! Shëndeti me racion, si tollonat e kohës së diktaturës! Lavdi koncesioneve PPP!!!