Për shumë politikanë tërheqja nga Kuvendi mund të cilësohet si ‘’fundi i botës”, por jo për të. Edhe pse qëndroi vetëm dy vjet në Kuvend, Eduard Ndocaj u kthye shumë shpejt në personazh, kjo edhe për shkak të kapeles, të folurës apo stilit të tij.
Dje ai ka pasur ditëlindjen dhe përmes një mesazhi në rrjetet sociale i ka falenderuar të gjithë për urimet. Po ashtu ai tregon se pas politikës është vendosur në Itali kur thotë se e ëma ka shkuar nga Shqipëria posaçërisht për këtë ditë.
“Dua tju përshëndes të gjithve përzemërsisht për gjithë këto 42 vite që kam kaluar me ju familjar, kushrinj, miq e dashamiras që më keni lumturuar ç’do ditë . Uroj nga zemra mamin që erdhi nga shqipëria sot ne mëngjes për ktë ditë, Valin nusen që kemi plot 21 vite që njihemi dhe duhemi si diten è pare , Ilenia që më bëri baba plot 17 vite e 5 dit më parë nje dhurat e zitit, Eda uragani i shpisë e uroi përzemërsisht dhe e dua shum, Kevin një mrekulli e zotit që ma dhuroj djalin tim e dua shum , dhe të gjithë ju miq të FB që më keni mbështetur gjithë këto vite ju perqafoj perzemersisht kudo qe ndodheni . Të gëzojmë sëbashku gëzuar të gjithë”, shkruan Ndocaj në falenderimin e tij.
Edhe ne i urojmë jetë të gjatë ish-deputetit. (E.K/SHUPLAKA)