17:11 | 17/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-deputeti socialist në krye të AMF-së, miliona lekë për kafe të cilësisë së parë

08:57 | 22/01/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-deputeti socialist në krye të AMF-së, miliona lekë për kafe të cilësisë së parë

Pas blerjes së një automjeti luksoz, arredimit modern të zyrës, tani radha vjen edhe për nje ekspres kafe. Të gjitha këto shpenzime luksi janë kryer nga Drejtori i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Ervin Koçi.

Ditët e fundit, ai ka firmosur një tender për të blerë kafe, për zyrën e tij. Ky autoritet do të shpenzojë plot 800 mijë lekë pa TVSH, ose rreth 1 milionë me TVSH. 

Sipas dokumenteve, AMF-ja do të blejë 13.340 kapsula për kafe ekspres. Sipas kërkesave të Koçit, kafeja duhet të jetë në formën e kapsulave dhe e cilësisë së parë. Gjithashtu kjo sasi kafe të shoqërohet dhe me katër aparate ekspresi për kafe kapsule (plastike), në përdorim gjatë gjithë vitit 2018.

“Kafja duhet të jetë e amballazhuar në bustina alumini e mbyllur hermetikisht, që ruajne shijen dhe aromën. Kafja të jete e tipit ‘cafe aroma’. Sasia e kafesë të shoqërohet me sheqer, gota plastike dhe shkopa përzierës, për çdo kapsule. Furnizimi me kafe kapsule do të kryhet sipas kërkesës se A.M.F” – thuhet në këto dokumente.

Mësohet se afati i kryerjes së shërbimit nga momenti i  shpalljes së fituesit deri më 31 dhjetor 2018.  Pak javë më parë Tpz.al publikoi investigimin se drejtori i Autoritetit të Mbikqyrjes Financiare (AMF), Ervin Koçi ka vendosur të përdorë mbi 61 milion lekë të vjetra nga buxheti i shtetit për arredimin e zyrës së tij.

Zyra e Koçit do të vishet me parket me dru lisi ose ahu të staxhionuar në mënyrë natyrale ose artificiale. Ky lloj parketi është nga më të kushtueshmit, me një vlerë mbi 100 euro/m2, po t’i referohesh çmimit të tregut.

Ndërkohë, Tpz.al denoncoi sesi drejtori i AMF-së u pajis me një makinë super të shtrenjtë, Mercedes Benz të vitit 2017, pavarësisht se makina që ai dispononte ishte gjithashtu shumë e re, e vitit 2013. Vlera që Benz-it ngjyrë të zezë dhe me xhama të errësuar, i tejkalonte 92 milionë lekë të vjetra./TPZ.AL

 

 

 

 

Etiketa: Ervin KociKoci
Pas

Perla e Memphis Depay në minutat e fundit thyen PSG-në, Mbappe del i gjakosur nga fusha (VIDEO)

Para

Ministria e Jashtme greke: Sot nis zhvarrosja e eshtrave të ushtarëve

Para
Vijon takimi Bushati-Kotzias, temat kryesore Çështja Çame dhe varrezat greke

Ministria e Jashtme greke: Sot nis zhvarrosja e eshtrave të ushtarëve

Discussion about this post

 



Të Fundit

Ukrainë, emërohet kryeministrja e re në krye të qeverisë

U shkarkua nga detyra, Kolegji i Posaçëm i Apelimit lë në fuqi vendimin e KPK për prokurorin Kudusi Shahu

Operacioni “Djali” në Itali: Arrestohen 11 shqiptarë për trafik droge dhe vjedhje energjie “Rrogë 3 mijë euro në muaj për shitës

Ndërpritet interneti në disa rajone ruse/ Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov zbulon arsyen: Po përballemi me dronët ukrainas

150 aplikime për njohjen e sigurimeve shoqërore me Italinë, Gonxhja: Mundëson përfitimin e pensioneve

Lapaj letër KQZ: ‘Lista e mbyllur’ u dorëhoq nga kandidimi, s’mund të kërkojnë tani mandat! Deputeti I përket listës së hapur

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Francesco Becchettit për masën arrest me burg, biznesmeni italian ende në kërkim

Gaza nuk gjen qetësi!/ Sulmet izraelite lënë 22 viktima, 2 prej tyre në Kishën e preferuar të Papa Françeskut

Fëmijët në Ukrainë dhe Rusi ribashkohen me familjet e tyre

Të shtëna me armë zjarri në Sarandë, dy persona mbeten të plagosur pranë stadiumit

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.