Kryeministri Rama gjatë fjalës së tij në Prrenjas i ka uruar edhe 100 vite të tjera, bebes së sapolindur të keryebashkiakes Miranda Rira.
Kryeministri u shpreh se pas zgjedhjeve të 30 qershorit, kryebashkia Rira do të ketë mundësi t’i përkushtohet bebes së saj me kohë të plotë duke nënkuptuar se ajodo të humbas drejtimin në bashkinë e Prrenjasit.
“Jam i keqardhur për mungesën e kryetares së Bashkisë por arsyeja e mungesës është e gëzueshme. I uroj edhe 100 bebes së sapolindur të Mirandës dhe kam besim dhe bindje se do ti krijojmë të gjitha mundësitë Mirandës që të fokusohet më shumë te bebja pas 30 qershorit.”-u shpreh Rama.
Por menjëherë pas deklaratës së tij pati një lum reagimesh në rrjetet sociale duke e kritikuar për këtë deklaratë, një nga reagimet ka ardhur nga ish-deputetja e LSI-së Silvi Caka.
Ish-deputetja Caka e quan kryeministrin ditëzi pasi nuk respekton as lehoninë, si një periudhë tepër delikate në jetën e një gruaje, sipas saj kryeministri tallet me këtë fakt.
Më tej ajo shprehet se pas 30 qershorit, Miranda do kujdeset për vajzën e saj dhe do vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit.
Postimi i plotë i ish-deputetes Caka
“Lin Yutang ka thënë se: “Nga të gjitha të drejtat e gruas, më e madhja është ajo e të qenurit nënë”.
Ky derëziu Kryeministër nuk respekton as lehoninë, si një periudhë tepër delikate në jetën e një gruaje, madje i krijon hapësira vetes, të bëjë deklarata banale e të tallet me këtë fakt.
Pas 30 qershorit, Miranda do kujdeset për vajzën e saj dhe do vazhdojë të drejtojë Bashkinë e Prrenjasit. Po ti o derëzi, pas 30 qershorit, a do kesh mundësi të kujdesesh për shëndetin tënd mendor???
Jam e bindur që Miranda po shijon mrekullinë që i fali Zoti dhe nuk e helmon veten aspak me deklaratat e këtij idioti, ashtu siç jam e bindur që mëmësia, e bën gruan më të fortë në çdo drejtim.” shkruan Caka.