Arbjola Halimi, ish-deputetja demokrate që mbeti jashtë Parlamentit kësaj here, ka bërë sot një koment të gjatë lidhur me çfarë po ndodh në PD.
Ajo ka shpjeguar se edhe pse nuk është me Lulzim Bashën, nuk nënkupton se është me dikë tjetër. Por ajo që bie në sy nga reagimi i saj është se në fjalinë në italisht ka përmendur edhe fjalën ”Grida”, shkruar me germë të madhe. ”Grida” në italisht do të thotë ”Britmë”, por pse Halimi ta ketë shkruar më të madhe?
Një fakt tjetër që të bën të dyshosh në e ka me Grida Shqima, deputeten e re të Kuvendit, është edhe rrëfimi i saj i mëposhtëm:
”Ne mbyllje diçka qe nuk do ta toleroja kurrsesi. Para disa ditesh nje zonje pa brume as partiak, as vetiak, e me nje status me shume mediatik sesa politik, mori guximin te fliste per nje tjeter zonje se ciles i qendron tejet larg per ate se çfare perfaqeson jo vetem politikisht por edhe per historine tone te disa viteve. Shkurt, me ku e ku me shume vlera e elite, pavaresisht se kudo mund te gjenden kritika e se askush nuk eshte perfekt. I them kesaj zonjes te shkoj te derdhe pak mund, djerse, e pastaj te guxoje.
” Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce”
KOMENTI I PLOTË:
”Perse nuk jam me Lulzim Bashen
Ne fillim deshiroj te saktesoj se te mos jesh me dike, jo domosdoshmerisht nenkupton se je me dike tjeter. Ka njerez qe ne jete udhehiqen nga parime ne gjykimet e vendimet e tyre e jo nga klane. Plus qe, kjo akuza e klaneve eshte, mendoj, pikerisht e atyre qe ushqehen sot nga nje klan, ai i vrasjes se PD, sekti sorosian.
Kur u bera ne fillim pjese e Parlamentit Shqiptar (rreth 2 vite e gjysem me pare), kishte diçka qe me binte ne sy. Shqetesimi kishte te bente me faktin ( e kam ndare shpesh me koleget e mi) se pothuajse ne asnje rast te vetem (me perjashtim te atij momenti kur u be rremuja e madhe ne Parlament, ku jemi takuar rreth 5 min) nuk jemi thirrur dhe nuk kemi biseduar kurre si deputete, per problematika qe shqetesojne zonen ose edhe partiake, ne zyren e Lulzim Bashes. Kujtoj se Deputeti eshte nje njeri i veshur me pushtet jo te paket, qe i duhet partise per te forcuar poziten e kredencialet e saj gjate jetes politike, sidomos ne opozite dhe se perfaqeson perafersisht rreth 12 mije zgjedhes, ndaj injorimi i tij eshte injorimi i tyre.
Se dyti gjykoj se Partia Demokratike eshte goditur ne shpirtin e saj. Shpirti i PD jane Sali Berisha, Jozefina Topalli, Astrit Patozi, etj. Sigurisht edhe ne te rinjve na dhemb. Aq me teper kur djallezisht cilesohesh Republike e vjeter. Kujtoj se elitat qarkullohen, nderohen, nuk demtohen nga komplekse inferioriteti.
Se treti, por jo per fatin tim politik, me ka tronditur tej mase tradhetia per te hequr nga lista njerez me vlera e kontribut profesional e politik, per t’i zevendesuar me njerez pa cilesi, pa formim, pa jete publike, analfabete, te tjere pa lidhje me te djathten, anonime, etj, etj.
Sigurisht qe nuk kam qendruar per kete 3 muaj ne çader. As une, as koleget e mi, as njerezit te cilet te shokuar na telefonuan per me shume se dy jave me rradhe, ne perpjekje per te kuptuar se çfare mund te kishte ndodhur.
Promovim Çilian e Sorosian. Ajo qe dhemb ketu eshte se keta nuk jane demokrate. Kjo dhemb shume. Ndaj, une besoj se urgjenca sot eshte te shpetojme Partine Demokratike.
I bej thirrje çdo demokrati qe te hulumtoje e te jete i thelle ne gjykim. Te mos dorezohen per nje copez pushteti qe gjithashtu nuk ka per te ardhur. Demokratet qe njoha une ne çader, e jo pak, te gjithe demokratet qe kam takuar, nuk jane te tille. Te bashkohemi per te shpetuar Partine Demokratike dhe te bejme zgjedhje te verteta demokratike.
Se fundi nje sqarim. Shpesh ne media eshte qarkulluar lajmi se nuk kemi dale ne fushate. Paturpesisht e pavertete. Kemi dale. Me sakte, kemi bere perpjekje per te dale kundrejt te gjitha djallezive per te mos na njoftuar, per te na injoruar edhe kur ishim prezente, etj, etj.
Ne mbyllje diçka qe nuk do ta toleroja kurrsesi. Para disa ditesh nje zonje pa brume as partiak, as vetiak, e me nje status me shume mediatik sesa politik, mori guximin te fliste per nje tjeter zonje, se ciles i qendron tejet larg per ate se çfare perfaqeson jo vetem politikisht por edhe per historine tone te disa viteve. Shkurt, me ku e ku me shume vlera e elite, pavaresisht se kudo mund te gjenden kritika e se askush nuk eshte perfekt. I them kesaj zonjes te shkoj te derdhe pak mund, djerse, e pastaj te guxoje.
” Nella psicologia a volte Gridare fa bene, ma se la Grida si fa una forma di vita, allora ci si impazzisce” (SHQIP: Në psikologji shpesh të Bërtasësh të bën mirë, por nëse Britma bëhet një formë e të jetuarit, atëherë çmendesh)” (V.G/SHUPLAKA)