Arbjola Halimi, ish-deputetja e PD-së njofton se i është refuzuar paga e luftës nga ana e qeverisë Rama.
Pas tërheqjes nga politika, Halimi punon si piskologe në klinikën e saj private, dhe thotë se i është refuzuar “paga e luftës” nga Rama.
Ajo shton se askush nuk shkon në klinikën e saj, në këto kohë, pavarësisht se aktiviteti është i lejuar që të funksionojë.
“Ja dhe “pagesa e luftes” për biznesin tim.
Refuzuar: Aktiviteti lejohet të funksionojë.
Mbase nuk të funksionojnë trutë.
Po kush vjen në klinike në karantinë.
Keshtu do ti falimentojë të gjitha bizneset. Fatkeqesi të madhe ky vend”, shkruan ish- deputetja.
Ky në fakt është shqetësim i dhjetra bizneseve, që edhe pse kanë qendruar zyrtarisht të hapur, nuk kanë klientë, dhe rrjedhimisht nuk gjenerojnë as të ardhura.