Ish-drejtori i Aeroportit kallëzon prokuroren dhe oficerin për falsifikim, zbulohen DOKUMENTET dhe historia që qëndron pas
Ish-drejtori i Aeroportit të Kukësit Agron Xhafa kallëzon prokuroren e Kukësit Rita Gjati dhe oficerin Bledar Xhoxha për falsifikim dokumentesh dhe shpërdorim detyre.
”Shuplaka” zbardh të plotë kallëzimin e datës 14 shtator drejtuar kryeprokurorit Adriatik Llalla dhe për dijeni presidentit të republikës Ilir Meta.
”I pyetur”, thuhet në dokumentin që prokurorja Gjati ka firmosur, ndërsa Xhafa pretendon të kundërtën, që ajo jo vetëm nuk ka folur me të, por me bashkëjetuesen e tij, duke i thënë: ”Për kokë të dy fëmijëve do të vij vetë në Tiranë dhe të arrestoj z.Agron Xhafa”.
Xhafa, sipas prokurores duhej të paraqitej në gjyq për çështjen e ngritur ndaj tij, për punësimin e 70 punonjësve por duket se prokuroria dhe oficeri gjyqësor nuk kanë marrë në konsideratë një raport mjekësor që ai ka patur me regjim të detyruar shtrati. /(V.G-SHUPLAKA)
Ky është dokumenti për të cilin Agron Xhafa pretendon se është i falsifikuar duke çuar sipas tij në shpërdorim detyre:
Ndërkohë që ky është raporti që tregon se Xhafa ka qenë i sëmurë dhe mjeku i ka sugjeruar regjim shtrati në 31 korrik të këtij viti:
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2903″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]