15:46 | 30/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish drejtori i Arkivave ironizon Tërmet Peçin: Ka shpikur “çlirimin e Tepelenës” për të kënaqur nostalgjikët e komunizmit

19:58 | 18/09/2018
në Aktualitet, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish drejtori i Arkivave ironizon Tërmet Peçin: Ka shpikur “çlirimin e Tepelenës” për të kënaqur nostalgjikët e komunizmit

Ish drejtori i Arkivave, Kastriot Dërvishi ka komentuar këngën e kryebashkiakut, Tërmet Peçi për diktaktorin Enver Hoxha. Ai ironizon me faktin që Peçi menjëherë pasi mori pjesë në ceremoninë e 23 gushtit në nder të viktimave të komunizmit, i këndoi edhe komandantit legjendar të krimit.

“Para tre ditësh, më 15 shtator, kryetari i Bashkisë së Tepelenës organizoi disa ceremoni me rastin e “75-vjetorit të çlirimit të Tepelenës”, të cilat përfunduan suksesshëm me këngë për komandantin legjendar të krimit, tallonave, fukarallëkut dhe gazepit. Kjo gjë bëhej vetëm pak ditë pasi në mënyrë të sikletshme, Tërmet Peçi u pa në ceremoninë e 23 gushtit, në përkujtim të viktimave të komunizmit në ish kampin e internimit tela me gjemba të Tepelenës. Në profilin e tij të fb nuk gjendet asgjë nga ceremonia e 23 gushtit, ndërsa është shpikur “çlirimi i Tepelenës” për të kënaqur nostalgjikët e komunizmit dhe për t’iu dhënë rastin”, shkruan ai.

Dërvishi tallet edhe me ftesat e Peçit, që ka përfshirë vetëm anëtarët e Byrosë Politike dhe jo persona që kanë lidhje vërtet me çlirimin e Tepelenës.

Kujtojmë që  para 3 ditësh me rastin e 75 vjetorit të çlirimit të Tepelenës, Peçi në një video të publikuar, shfaqej duke i kënduar Enver Hoxhës nën shoqërinë e miqve të tij dhe drejtuesve lokalë të PS.

Postimi i tij

Në librin “Kronikë e ditëve të stuhishme” (botimi i dytë, i Drejtorisë Politike të Ushtrisë Popullore, përgatitur nga Lefter Kasneci, Raqi Janushi, Stiliano Sallabanda e plotësuar nga Hysni Berdaj), Tiranë 1972, nuk figuron kurrfarë date për “çlirimin” e Tepelenës. Mund të gjesh lloj-lloj datash, por jo për një “çlirim” apo betejë të zhvilluar në Tepelenë. As në burime arkivore nuk gjendet ndonjë ngjarje e tillë. Datat më të afërta për “çlirimeve” të deklaruara janë 18 shtatori 1944 për Gjirokastrën dhe 22 shtatori 1944 për Krujën. Kësisoj supozohet që “gjermanët e Gjirokastrës” të larguar më 18 shtator, kanë kaluar të qetë në Tepelenën e “çliruar” më 15 shtator.

Në ftesën e nënshkruar nga kryetari i bashkisë, Tërmet Peçi, me titull “Në emër të lirisë” paraqitej anëtari i mëvonshëm i Byrosë Politike të KQ të Partisë së Punës-Haki Toska si dhe Mustafa Matohiti, përkatësisht komisar dhe zëvendëskomisar të brigadës së 6-të komuniste. A thua kishte lidhje Hakiu me “çlirimin” e Tepelenës? Aspak. Edhe Matohiti është vrarë në 29 mars 1944 në betejën e Patosit, e kësisoj nuk ka lidhje me “çlirimin” e Tepelenës. Çfarë lidhje ka kjo brigadë me “çlirimin” e Tepelenës. Ajo u formua më 26.1.1944 në Përmet nga bashkimi i batalioneve “Asim Zeneli”, “Baba Abaz”, “Naim Frashëri” dhe “Abaz Shehu”. Në gusht 1944 brigada kaloi nga Këlcyra në Skrapar, u vendos në divizionin e 2-të komunist dhe u drejtua drejt Labinotit, Martaneshit e veriut. Pas luftimeve në veri, më 27.11.1944 kaloi kufirin shtetëror (të 1913-s). Por si gjëra krejt pa lidhje ishin edhe fotografitë e tjera e treguara që ishin të kësaj brigade. Referuar pamjeve të sjella nga bashkia dhe origjinalit të albumit nr.5 të Arkivit të PPSH-së, sipas numrave të origjinalit, fotot kanë këtë përmbajtje:

1-Mustafa Matohiti (pa datë)

2-Mustafa Matohiti në mes (dy të tjerët nuk dihen)

4-Bektash Bilimani (pa datë)

6-Partizanë në Drisht afër Vishegradit, më 2.6.1945

7-Partizanë në Mitrovicë më 11.4.1945

8-Sulo Veipi dhe MaksutMyrto (pa datë)

10-Partizanë (pa datë)

Asnjëra prej fotove pra nuk lidhet me “çlirimin” e Tepelenës.

(J.D/Faxweb.al)

 

Pas

Vritet një person në bjeshkët e Tropojës

Para

“Daj – s’na doli gjë ky muhabeti i avionëve, kta m*t s’besojn gjo”, ironia e ish-deputetit të PS-së me Ramën

Para
“Daj – s’na doli gjë ky muhabeti i avionëve, kta m*t s’besojn gjo”, ironia e ish-deputetit të PS-së me Ramën

“Daj – s’na doli gjë ky muhabeti i avionëve, kta m*t s’besojn gjo”, ironia e ish-deputetit të PS-së me Ramën

Discussion about this post

 



Të Fundit

Protestat në Serbi kundër Vuçiç, Rusia paralajmëron Perëndimin: Mos ndërhyni

Tërmet në Napoli, magnituda më e lartë e regjistruar në 40 vitet e fundit

Izraeli intensifikon sulmet në Gaza. Evakuime masive, frikë për zgjerimin e ofensivës tokësore

Situata e zjarreve në disa zona të vendit , ndërhyrje dhe kontroll

Kolonët sulmojnë ushtarët izraelitë në Bregun Perëndimor

Vrasje me snajper në SHBA, si zjarrfikësit u futën në kurth dhe më pas u ekzekutuan

Protestat e studentëve, policia serbe shpërndan barrikadat në 28 qytete, dhjetëra të shoqëruar

Platforma e dialogut për median, Këshilli i Europës publikon rekomandimet për Shqipërinë

Ligji i bashkëpronësisë, Mazniku: Zgjidhje e shpejtë dhe efektive e mosmarrëveshjeve në komunitet

Bashkëpunim intensiv midis Kuvendit dhe Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.