Gjykata e Apelit në Durrës ka liruar nga burgu ish-drejtorin e rrugëve Andi Toma.
Toma ndodhej në burg pas arrestimit në lidhje me korrupsionin në Rrugën e Elbasanit.
Pjesë e trupit gjykues kanë qenë tre gjyqtarë nga Elbasani, dy prej tyre kanë kërkuar që Toma të lihej me detyrim paraqitjeje, dhe një prej gjyqtarëve arrest me burg.
Andi Toma ishte drejtor i përgjithshëm i ARRSH nga 2008 deri më 2013 dhe u pasua nga Dashamir Xhika, që e drejtoi autoritetin rrugor deri në vitin 2017.
Në kohën kur u arrrestua Toma, avokati i tij Neshat Fana e quajti me prapavijë politike të gjithë procesin, ndërsa ndalimin të paligjshëm.
Fana shprehej asokohe: Kam gjetur në shtëpinë e tij 20 policë, brenda në shtëpi, dy vajzat e Andit me temperaturë, njëra 10 vjeç dhe tjetra 5 vjeç, të tmerruara nga prezenca e 20 policëve dhe Andin bashkë me të shoqen, të skandalizuar me atë që po ndodhte dhe nuk kishte njeri t’i thoshte se për çfarë arsye ata njerëz ishin në shtëpinë e tij.
Nuk i thoshte njeri një vendim arresti të Gjykatës, ka një vendim të Gjykatës për kontrollin e banesës. Unë, oficeri i Policisë Gjyqësore, duhet të zbatoj këtë vendim Gjykate, por nuk i thoshte njeri asgjë, nuk i jepte njeri përgjigje.
Le që kanë detyrim ligjor ta bëjnë këtë, por i hynë 20 policë brenda dhe i thonë do bëjmë ne ç’të duam në shtëpinë tënde. Nuk ndodh në asnjë vend demokrat e ligjor, jo e jo, por ndodh vetëm në këtë këllirë shtet
(E.K/FAXWEB.AL)
Discussion about this post