Presidenti Ilir Meta ka reaguar nga Vlora për vrasjen e Pjerin Xhuvanit, ish-drejtorit të LSI që u ekzekutua pas përplasjes mes mbështetësve të PD dhe PS.
Meta shpreh keqardhje për personin që ka humbur jetën. Ai ndër të tjera u shpreh se personi fajtor për konfliketet në Shqipëri është një person që ka frikë nga vota e lirë, duke nënkuptuar Kryeministrin Edi Rama.
“Po të kishte pasur vullnet tjetër nuk bënte zgjedhje si në Shijak, si në Dibër. Ngjarja në Kavajë ndodhi brenda në zyrë elektorale të PD-së. Kush hyri aty? Drejtori i bashkisë, punonjësi i policisë bashkiake, dhe një person tjetër i partisë Socialiste. Shyqyr zotit nuk pati asnjë viktime.
Vrasja në Elbasan? Nuk mund të them se kam qenë gjithë kohës në udhëtim. Përse ndodhi herën e parë konflikti, duhet të ishte shmangur. Ccfarë pashë unë sot në Fier, që baneri i LSI ishte hequr për shkak se kishte takim PS. Unë u them ju lutem zgjidheni me mirëkuptim, nuk ja vlen të krijojmë tensione. Ata kanë tmerr nga vota e lirë, vota e qetë, vota normale. Hajdeni vini portretet e Edi Ramës, se këtyrë të opozitës iu intereson që sa më shuëm të dalë Edi Rama aq më shumë i kujtohen dështimet e tij qytetarëve. Është një njeri që nuk pranon debat me askënd. Ai thotë se unë takoj të dyshimtë në Vlorë, unë i them hajde takohemi përpara banorëve. Mos ta japë kartën e identitetit askush, sepse karta është shpata kundër friksimeve për të mos shprehur bindjen e tyre. Që fëmijet mos të marrin rrugët e botës dhe të vijnë ata nga bangladeshi.
Nuk mund të bëj asnjë koment për këtë ccështje. Mund të them që në Berat furgoni që u kap me mallra duhet ta kishte kapur policia. Nuk mund të flas. Shpreh keqardhjen më të thellë për ngjjarjen që ka ndodhur. I gjithë konflikti vjen nga një person që ka frikë nga vota e lirë. Na mjafton dhe sjellja e fundit për të përjashtuar kryetarin e Bashkisë këtu nga fushata për arsye se nuk pranoi të rrinte në vendin e fundit në lista”, tha Meta.
(E.H/Faxweb.al)