Ish-drejtori i Policisë Mithat Havari, deklaroi mbrëmjen e djeshme në një emision se është kërcënuar.
Havari përmendi emrin e Sajmir Miollit duke thënë se e ka kërcënuar pasi kishte bërë publish një denoncim në TV. Ditën e sotme, Miolli është vene në kërkim nga policia.
Deklarata e plotë e Havarit:
“Jam kërcënuar rrugëve, në 23 të muajit tetor, jam qytetar i thjeshtë, jam kërcënuar rëndë nga Sajmir Miolli, më terrorizoi. Kishte marrë përsipër nga një kriminel. “Ti e di nga kush e kam porosinë”, se denoncova publikisht dikë në TV. Kam marrë Ardi Veliun, në celular u tregua i gatshëm. Ka kaluar 10 ditë. Shoh një lloj hezitimi, një polici inekzistente. Kam qenë zyrat i lartë i policisë së shtetit. S’kemi ngelur rrugëve që të na denigrojnë ashtu.
S’ka dhënë kontribut për Shqipërinë më shumë se unë, po t’i kishte ndodhur Ramës do ishte ngritur shteti në këmbë. Atë ditë që më ka kërcënuar, ka kërcënuar dhe një polic. Janë gjëra të rënda. Më fyu shumë rëndë, “Fuck wife, daughter, everything” Isha në terror psikologjik, s’kisha asnjë lloj përkrahje as nga banorët që unë jetoj aty prej 25 vite, s’jam boksier, s’mund të bëja grushta me të”, ka thënë Mit’hat Havari.