18:14 | 09/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-drejtuesi i Policisë kujton vrasjen e shokëve për shkak të detyrës: Si e vranë Ilir Ngresin te dera e shtëpisë

11:02 | 25/04/2018
në Aktualitet, Flash, Kryesore, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-drejtuesi i Policisë kujton vrasjen e shokëve për shkak të detyrës: Si e vranë Ilir Ngresin te dera e shtëpisë

Ish-drejtuesi i Policisë Mit’hat Havari i ftuar në ‘’Fax News” ka thënë se neglizhenca me të cilën flaken në rrugë drejtuesit e policisë shtetit i lë ata të përballen të vetëm me krimin.

Këtu Havari i është refruar jo vetëm vrasjes së Artan Cukut po edhe të Ilir Ngresit vite më parë në Berat.

Cuku tregon se ndërsa priste trasferimin drejt Italisë, Ngresi u vra në derën e shtëpisë nga të fortët e Beratit.

‘’Shteti është i detyruar që të mbrojë drejtuesit e lartë të policisë kur ata ndihen të rrezikuar, edhe pse një ligj specific nuk ka. Shteti i merr në mbrojtje ose i tranferon, psh Ilir Ngresin që e kanë vrarë në atë kohë, e vrau Kastriot Jaupi, i cili ishte një nga kriminelët më të rrezikshëm në Berat.

Ngresi pritej që të tranferohej në Itali, po për shkak të bukokracive të administratës shtetërore, ngeli në dorë të krimit. Unë e kam takuar atë kohë, dhe mu ankua, Ngresi u vra në derën e shtëpisë së tij”, u shpreh Havari.

Komisar Ilir Ngresi u vra në 30 dhjetor 2000 në Vlorë nga Dritan Zhuka, i vrarë në vitin 2001 pas një rrethimi nga policia. Vrasja e Ngresit kishte lidhje me hapjen e dosjeve të krimeve të ndodhura në Berat gjatë viteve 1997-1998 dhe me vrasjen e Ilir Jaupajt, vëllait të të fortit të Urës Vajgurore, Kastriot Jaupaj.

Historia e bandave në Berat:

Kastriot Jaupi është banor i qytetit të Beratit. Më datë 12 nëntor 1997, të pandehurit i vritet i vëllai i quajtur Ilir Jaupi gjatë një kundërveprimi me armë ndaj forcave të policisë, ngjarje kjo e ndodhur në vendin e quajtur Guri i Bardhë në Berat. Çështja në fjalë është pushuar nga Prokuroria e Lushnjës për mungesë provash. Prindërit dhe vetë Kastriot Jaupi kanë fajësuar, veç të tjerëve, edhe shefin e policisë kriminale, Ilir Ngresi.

Pas këtij momenti, i pandehuri ka planifikuar aktin e hakmarrjes. Ai ka kryer disa takime personale me Ngresin për sqarimin e çështjes. Më vonë ka nisur ta provokojë, duke i dalë herë pas here përpara me makinë, duke i xhiruar gomat dhe më vonë edhe duke i dërguar kërcënime me anë të bisedave telefonike. I ekstraduari i djeshëm, në datën 7 tetor 2000 organizon vrasjen, duke i zënë pritë Ilir Ngresit dhe shoferit të tij, policit Artimond Jaupi.

Ai qëllon me breshëri me armë automatike në drejtim të tyre dhe të autoveturës. Sipas vendimit, vetëm njëra nga predhat e godet në trup Ilir Ngresin dhe i shkakton një plagë tejshkuese në supin e djathtë, duke e lënë vetëm të plagosur. Për të marrë hakun e të vëllait, Kastriot Jaupi organizon planin e dytë. Ai ka shkuar shpesh në Vlorë për të mësuar banesën dhe vendin se ku qëndronte viktima, gjatë ditëve që kthehej pranë familjes, pasi ndodhej me detyrë në rrethin e Delvinës.

Jaupi bashkëpunon me shtetasin Dritan Zhuka, person ky me të cilin organizon edhe vrasjen e oficerit të policisë Ilir Ngresi me datë 30 dhjetor 2000 në qytetin e Vlorës. Vrasja është kryer në një lokal në rrugën Vlorë-Skelë, afër banesës së Ngresit. Dy të akuzuarit e kanë rrethuar duke qëlluar me breshëri për disa minuta.

(E.K/FAXWEB.AL)

Pas

Dedikimi prekës i të dashurës për Izet Haxhinë: Shpirti im, fakti që ti ekziston e që merr fryme, m’a bën këtë bote…

Para

Rikthehet ‘arkitekti’ i gropës në ARMO, kush është zvicerani që po ‘zhyt’ sërish duart në naftën shqiptare

Para
Naftëtarët e kompanisë ARMO letër të hapur institucioneve kombëtare e ndërkombëtare: Ndërhyni të na jepen pagat, po vuajmë për bukën e gojës, të hetohet kompania

Rikthehet ‘arkitekti’ i gropës në ARMO, kush është zvicerani që po 'zhyt' sërish duart në naftën shqiptare

Discussion about this post

 



Të Fundit

Irani do t’i paraqesë shpejt SHBA-së një propozim bërthamor

“Rusët janë shumë të dobët për të sulmuar NATO-n”, Orban: Putin do ta mirëpresim me krahë hapur

Begaj pret në Presidencë kryeparlamentaren e Bullgarisë: Ndërtimi i përshpejtuar i Korridorit VIII, sfida jonë

Rinumërimi për rreth 40% të votave, Murrizi akuza Bardhit dhe Bylykbashit: Pranuat një ‘Kod Zgjedhor bastard’ për një karrige të qelbur në Kuvend

Zebrës rebele që “pushtoi” rrjetin, i zgjat vetëm 10 ditë “arratia”

Zëvendësuesi i mundshëm i Gjimshitit, Sylvinho enigmatik

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

Vjen zyrtarizimi i shumëpritur, fituesi i Tripletës prezantohet si trajneri i ri i Interit

Malajzi, 15 të vdekur dhe 30 të plagosur gjatë përplasjes së një autobusi me studentë

“E vështirë me Letoninë, por duam 3 pikë”, Asllani: Kanë trajner italian, do të mbrohen mirë

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.