Remal Rada, ish-shoferi i forcave speciale RENEA dhe miku i tij Elton Hidhi ka dyshime se janë të përfshirë në grupe kriminale, duke u bërë pjesë në aktivitete të paligjshme.
Për ketë ish efektivit dhe shokut të tij i janë sekuestruar dhe telefonat.
Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije për Fax News se aparatet celular janë dërguar për ekspertim në laburator, për të parë e indetifikuar personat e tjerë me të cilët këto dy persona kanë komunikuar sëfundmi, e për të parë nëse ata do të kryenin apo jo ndonjë krim.
Remal Rada së bashku me shokun e tij Elton Hithi janë ndaluar për kontroll nga policia e Tiranës dhe brenda mjetit me targa të huaja u është gjetur një snajper dhe një mjet identifikimi si punonjës i policisë.
Mësohet se Rada ka shërbyer më herët në repartin RENEA. Sipas informacioneve, ai lëvizte me një automjet luksoz me targa angleze. Ndërsa kishte rreth 3 muaj që ishte larguar nga rradhët e policisë së shtetit.
Pas kontrollit të bërë dhe gjetjes së snajperit, janë ngritur dyshimet se Remal Rada dhe Elton Hithi kishin në plan të kryenin një vrasje.
Discussion about this post