Roland Lucci ështe ish-futbollisti i Kombëtares shqiptare të futbollit , me anë tënjë postim në rrjetet sociale ai ka bërë të qartë se për të ndeshja kundër Izraelit nuk ndryshon opinionin që ka për De Biazin. Sipas tij, ky i fundit duhet të largohet nga drejtimi i përfaqësueses, por në rastin konkret mund ta bëjë duke sfiduar të gjithë kritikët e tij.
Postimi I plotë
Izrael – Shqiperi 0 – 3
Kam qene dhe jam i mendimit se De Biasi duhej te largohej mbas suksesit te mbitrumbetuar me tam-tame ne Europian, atehere kur karriera e tij u ngjit ne zenit qofte dhe pak artificialisht, atehere kur mund te vazhdonte profesionalisht me nje sfide tjeter, diku tjeter.
Por zgjodhi te rrinte dhe nje edicion ne Shqiperi, kerkoi dyfishim te rroges etj. etj. kushte te tjera te cilat “nuk kishte federate ne bote” qe te mos ja plotesonte ne kushtet e euforise nacionale te shqiptareve ketej e andej kufirit, ketej e andej gardhit te Kryeministrise dhe Presidences.
Eliminatoret e Boterorit nuk eshte se deri me sot shkuan sipas deshires dhe euforise dhe kaq mjaftoi qe teorite konspirative te marrin dhene.
Fillimisht si peshperime dhe thashethem dhe mbas humbjes ndaj Luksemburgut haptas fare ku u perfshine dhe media te specializuara sportive dhe specialiste te specializuar per zbulim komplotesh me futje thikash mbas shpine ndaj De Biasit nga punedhenesi i tij, nga institucioni qe administron Kombetaren tone te futbollit, nga FSHF.
Nje absurditet logjik ky, Federata manipuloka lojtaret qe keta te humbasin qellimisht ndeshjet e Kombetares, veprim qe perveç te tjerash do te shpartallonte dhe karrierat e tyre te mirepaguara financiarisht; argument i mjaftueshem ky qe ky lume akuzash anti-FSHF te mos ishin te verteta.
Gjithsesi fajin e ka dhe Luksemburgu, jo humbja ndaj tij se sa ndeshjet miqesore qe ne thelb nuk sjellin asgje, ndeshje qe ju kane “ngrene koken” kushedi sa trainereve neper bote, ndeshje te cilat duhet te fshihen nga kalendaret nderkombetare.Por kjo eshte nje teme tjeter…
Por le te kthehemi te ideja e fillimit te shkrimit, largimi apo jo i De Biasit:
Qe te arrijme te bejme nje bilanc te plote te punes se tij dhe ekipit qe drejton, sigurisht qe do te duhej te prisnim perfundimin e eliminatoreve me shpresen se do te shijonim dhe momente te tjera te bukura si ky i sotmi, momente te suksesit edhe te De Biasit.
Por ne kushtet e nje ambienti te polarizuar dhe helmatisur ne te cilin gazetaret shqiptare e provokojne haptas trainerin e Kombetares saqe ky i nervozuar pergjigjet se “do te humbim qe te kenaqeni ju”, edhe mund ti jape me dinjitet lamtumiren aventures se deritanishme shqiptare pikerisht tani mbas fitores se sotme qe do te rezultonte per te e shenjte duke sfiduar keshtu te gjithe kritiket, ata qe kritiken e tyre e drejtuan ndaj tij nisur nga interesi i nje perfaqesimi sa me dinjitoz te Kombetares (nder ta edhe une), dhe sidomos duke sfiduar ata te pazereve e llogarive post-De Biasi, e sidomos te shumelakmuarin pazar post-Duka! Sepse ne fund te fundit me te, me Armand Duken i kishin hesapet, De Biasi ishte nje sterkembes qe synohej te perdorej per rrezimin e tij.
(S.SH/Shuplaka)