Një prapaskenë vërtetë çuditshme ka ndodhur para pak kohësh me ish-futbollistin e Paris Saint-Germain, Jesse Rodriguez. Lojtari spanjoll në atë periudhë ishte përkrah të dashurës së tij, Aurah Ruiz me të cilën tashmë i ka shkëputur marëdhëniet.
Gjatë asaj, periudhe, kur Jese luante me PSG-në, Aurah kishte vendosur që të merrte pjesë në formatin e ‘Big Brother’ në versionin spanjoll.
Megjithatë, ajo u largua shumë shpejt pasi ishte më e votuara nga ‘publiku’ për t’u larguar. Së fundmi, mediat kanë zbuluar se ishte pikërisht ish- i dashuri i saj, ai i cili e ka larguar Aurah nga ky show.
Raportohet se Jesse Rodriguez ka shpenzuar plot 5 mijë euro në telefonata dhe thirrje vetëm e vetëm që ish-e dashura e tij të largohet nga shtëpia e ‘Big Brother’. Xhelozi, apo ndonjë arsye tjetër? Përgjigjen e di vetëm Jese…
Discussion about this post