Një ish-gjeneral i ushtrisë serbe ka zbuluar se ushtria serbe kishte spiunët e saj shqiptarë në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, të cilët e informonin për çdo lëvizje të ushtrisë kosovare dhe Adem Jasharit kryesisht.
“Kishim spiunë në UÇK dhe e dinimin çdo lëvizje të Adem Jasharit. E dinim se me kë shkonte, kë takonte si dhe prej kujt financohej,” është shprehur Stevan Durovic, përcjell gazeta “Metro”. Sipas Durovic, spiunët shqiptarë ishte e lehtë të gjendeshin për shkak se shiteshin për disa qindra marka.
Ai është shprehur më tej se ushtria serbe mund ta vriste kur të donte Adem Jasharin, pasi merrte informacione të rëndësishme nga tre spiunët e UÇK-së, të cilët ishin kushërinj të Adem Jasharit.
Më tej, ish-gjenerali serb ka deklaruar se më së shumti i ka ndihmuar një ish-ministër i Kosovës, i cili ka pranuar të punojë si spiun për ushtrinë serbe. (XH.A/SHUPLAKA)