GJKKO ka rrëzuar kërkesën e ish gjyqtares së Elbasanit, Pajtime Fetahu për ndryshimin e masës së sigurisë.
Ajo pretendonte ne kërkesë deklarimin e humbjes së fuqisë së paraburgimit.
Por pas gjyqrtimit të kësaj të fakteve gjyqtari Erjon Cela vendosi ti rrëzojë pretendimet e ish kolegës së tij dhe lënien e saj në burg.
Fetahu që prej muajit Nëntor të vitit 2024 po mbahet në burgun e grave në Pogradec, në kuadër të një urdhër-arresti që u lëshua nga SPAK, mbi hetimet për Suel Çelën dhe anëtarët e grupit të tij në Elbasan, për të cilët akuzohet se i ka favorizuar dhe ka pasur komunikime, të zbuluara këto nga përgjimet e platformës së koduar SKY ECC.
Emri i saj doli sërish më pas në operacionin e SPAK “Plumbi i Artë 2” për grupet kriminale, ku u lëshuan mbi 30 urdhër-arreste.
Sipas SPAK, Pajtime Fetahu dyshohet se mori 11 mijë euro, një monedhë floriri dhe ndërkohë priste edhe një aparat celular nga anëtarë të grupit kriminal “Çopja”.
Fetahu njihej nga grupi i vëllezërve Franc e Hajdar Çopja si “Komshija”