Banka e Shqipërisë ka bërë të ditur ditën e sotme se ish-hotel Dajti do i nënshtrohet rikonstruksionit. Në njoftimin e saj, BSH shprehet se “zgjerimi i aktivitetit të Bankës së Shqipërisë, në përputhje me objektivat strategjikë institucionalë, modernizimin e tregut financiar dhe funksionet e përcaktuara në Ligj, ka sjellë nevojën e shtimit të ambienteve në të cilat ky aktivitet zhvillohet. Në plotësim të kësaj nevoje, me vendim të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, nr. 40, datë 16.06.2010, “Për miratimin e procedurës së prokurimit të drejtpërdrejtë për blerjen e pasurisë së paluajtshme shtetërore nga Banka e Shqipërisë”, u vendos blerja e objektit të ish-hotel Dajtit dhe kalimi i tij në pronësi të Bankës së Shqipërisë.”
BSH deklaron se së shpejti do të nisin punimet që do të realizohen në vijim të vendimit nr. 27, datë 01.04.2015 të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë “Për miratimin e realizimit të objektit të prokurimit “Rikonstruksioni i godinës së ish-hotel Dajtit”.
Kontrata ka një kohëzgjatje prej 3 vitesh. Sa u përket detajeve, Banka e Shqipërisë deklaron se do t’ia komunikojë publikut pas nënshkrimit të kontratës për zbatimin e projektit të rikonstruksionit.
Rikonstruksioni i kësaj godine do të shërbejë për ushtrimin e aktivitetit për punonjësit e BSH-së, si dhe për rikthimin e të gjitha vlerave historike e kulturore. Banka e Shqipërisë sqaron se kati i parë i saj do të ruajë të njëjtat ambiente funksionale si dikur në shërbim të qytetarëve dhe të hapura për publikun ndërsa pjesa tjetër e godinës do të përshtatet në funksion të veprimtarisë së Bankës së Shqipërisë.
(XH.A/SHUPLAKA)
[ngg_images source=”galleries” container_ids=”2081″ display_type=”photocrati-nextgen_basic_imagebrowser” ajax_pagination=”1″ order_by=”sortorder” order_direction=”ASC” returns=”included” maximum_entity_count=”500″]
Discussion about this post