13:51 | 06/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ish-juristi i CEZ akuza ndaj Llallës: Peshku në sistemin e drejtësisë është qelbur nga koka!

19:51 | 31/03/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-juristi i CEZ akuza ndaj Llallës: Peshku në sistemin e drejtësisë është qelbur nga koka!

Një ditë pasi Prokuroria nuk pranoi një kallëzim penal, ish-juristi i CEZ-it Romeo Kara sulmon Prokurorinë e Përgjithshme dhe punonjësit e gardës për nxjerrjen dhe zbatimin e urdhrave të paligjshëm.

Sipas ish-juristit të CEZ, Kodi procedurës Penale e parashikon se kallëzimi i paraqitet prokurorit ose një oficeri të policisë gjyqësore, dhe jo detyrimisht t’i dërgohet me postë Prokurorit të Përgjithshëm, i cili është Adriatik Lalla.

Kara shprehet se për urdhrin për ta dërguar kallëzimin me postë, Lalla është ndikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kara tentoi të bënte një kallëzim penal lidhur me personat e përfshirë në procesin e privatizimit të OSSH-së. Ky kallëzim kryesohet nga emrat e ish-kryeministrit Berisha dhe vazhdon me sekserin Nuel Kalaj, ish-ministrin Ruli, ish-këshilltaren Guxholli, ish-kryetarin e ERE-s Nepravishta etj.

REAGIMI I ROMEO KARËS

Sqarim per te gjithe ata qe nuk e njohin proceduren e kallezimit sipas ligjit dhe qe mendojne si Maliqi.

Kodi procedures Penale e parashikon sakte se kallezimi i paraqitet prokurorit ose nje oficeri te policise gjyqesore. (Pika 2, neni 281 KPP).
Pra kallezimi paraqitet dhe nuk dergohet me poste. 
Prokuroria e Pergjithshme ka afishuar nje njoftim i cili mu komunikua edhe mua sipas te cilit, cdo ankim drejtuar Prokurorit te Pergjithshem dergohet me poste. 
Une po beja nje kallezim dhe jo ankim, por edhe ankimi nuk mund te trajtohet procedurialisht ne kundershtim me ligjin. 
Pika 2 neni 284 te KPP parashikon: ankimi behet nga i demtuari te prokurori ose ne policine gjyqesore me anen e nje deklarate…
Pra as ankimi nuk mund te niset me poste. 
Pika 1 neni 315 te KPP parashikon: prokurori mban proces-verbal per kallezimet dhe ankesat..
Pra kallezimet nuk jane ankesa dhe te dyja rastet trajtohen direkt nga prokurori apo OPGJ me proces verbal. 
Me ke do ta mbaje prokuri i pergjithshem proces verbalin tani? Me posten? Apo me Saliun?
Njoftimi i tij per ankesat dhe mospranimi i kallezimit jane totalisht te paligjshem. 
Prokuroria nuk mund te nxjerre ligje apo akte ne kundershtim me ligjin. 
Per mua si qytetar prokuroria nga dita e djeshme nuk ekziston. 
Bashkeekzistenca ime me cdo qenie ne kete shtet eshte ne baze te ligjit dhe zbatimit te tij. 
Ne momentin qe organi akuzues nuk respekton ligjin, shteti ka rene. 
Eshte detyre e cdo shqiptari te mbroje dhe te beje kete shtet si kushtin minimal te bashkejeteses. 
Frika e shtyu Saliun te jape urdherin vetedemaskues te mbylljes se deres se prokurorise. 
Te jete i sigurte se drejtesia do ta gjeje rrugen e saj duke shkaterruar cdo pengese ne funksion te fitores se saj. 
Kete here prokuroria nuk do ta kete me ne ndihme aferen e Bankersit. 
Duke kerkuar me vendosmeri drejtesine per cdo afere, patjeter qe ne do te bejme edhe shtetin, perfshire edhe prokurorine. 
Kjo prokurori nuk mund te vazhdoje gjate te jete domain mbrojtes i shkelesve te ligjit dhe mjet presioni per ata qe kerkojne drejtesi. 
Kjo prokurori vertetoi dje se peshku ne sistemin e drejtesise eshte qelbur nga koka.

Turp dhe per punonjesit e gardes qe zbatojne urdhera te paligjshem. (D.D/Shuplaka)

Romeo Kara (djathtas), Adriatik Lalla (majtas)
Etiketa: adriatik lallaRomeo KaraSali Berisha
Pas

Aksident me pasojë vdekjen e një 35-vjeçareje në Tiranë, kapet shoferi

Para

“Një copë buke me gjalp nuk na duhet!”, Bregu akuzon BE-në se nuk po i thotë gjërat troç

Para
Majlinda Bregu një përgjigje të ashpër ministrit Tahiri: Kush nuk e ka kryer detyrën, të dënohet njëlloj si vrasësi

“Një copë buke me gjalp nuk na duhet!”, Bregu akuzon BE-në se nuk po i thotë gjërat troç

Discussion about this post

 



Të Fundit

“Blindohet” Rinasi, Kombëtarja e Serbisë mbërrin nën masa të rrepta sigurie

Në kërkim për plagosje nga Italia, kapet 42-vjeçari në pikën e Hanit të Hotit

Goditen dy raste paligjshmërish në kufi/Kontrabandë me naftë në Qafë Thanë dhe prerje e paligjshme pyjesh në Kapshticë

Tiranë – Policia procedon dhe arreston dhjetëra shtetas për vepra të ndryshme penale dhe kundërvajtje

Trupat amerikane stërvitje ushtarake në Panama për të mbrojtur kanalin

FOTO/ Plagosi çiftin e bashkëshortëve në Rrogozhinë, ja kush është autori. U vetëdorëzua në polici

Dronët ukrainas godasin bazën ajrore dhe depon e karburantit në Ryazan dhe Saratov

Ndeshja Shqipëri–Serbi, Policia njofton për kufizime në qarkullim dhe masa të shtuara sigurie

Izraeli kërcënon me sulme të reja në Bejrut nëse Hezbollahu nuk çarmatoset

Policia e Kukësit procedon tre shtetas për vepra të ndryshme penale

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.