Kandidati i Partisë Demokratike Fitim Zekthi, i 6-ti në Qarkun e Elbasanit në “Arena” nga Dritan Hila në Ora News, tha se blerja e votave ishte masive në qarkun e Elbasanit.
“Një ditë në mëngjes më erdhi një nga fisi Bali dhe më tha Fitim na respekto pak se në të djathtë jemi por duam ndonjë lekë. Edhe sikur të kishte njerëz nga PD që të jepnin para nuk e përballonin dot kurrë. Kam të dhëna pafund. I thashë Bashës do të shkoj në fushatë, por nuk kam para. Më tha do të të blej një makinë.
Kisha një makinë të vitit 1998 që ma dha PD. Vinin njerëzit e PDIU që nuk u dija as markat. Edhe PS kishte shumë nga këta”, tha Zekthi.
(M.D/Shuplaka)