08:48 | 20/07/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Bota

 Ish kandidati për president të Francës, godet fort Kosovën: E sajoi SHBA

16:34 | 26/02/2018
në Bota, Flash, Te Fundit, Te Gjitha
0
 Ish kandidati për president të Francës, godet fort Kosovën: E sajoi SHBA

Lideri i së majtës ekstreme në Francë, Jean Luc Melanson, ka deklaruar se shteti i Kosovës është sajim i SHBA-ve vetëm për të marrë territore të reja, ndërsa në asnjë moment nuk i përmend krimet e luftës që Serbia i ka kryer në Kosovë.

Melanson fajësoi SHBA-në për destabilizim të rendit ndërkombëtar në rastin e Kosovës. Ai tha se pasojat e bombardimit të  ish-Jugosllavisë po i vuajmë sot.

Këtë deklaratë ai e dha vetëm një ditë para se të sulmohej Konsullata e Kosovës në Strabourg, ku u vodh flamuri dhe u dëmtua stema e shtetit të Kosovës.

Melanson nuk heziton të përdorë gjuhën që zakonisht dëgjohet nga politikanët serbë prej disa vitesh për Kosovën. Ai ka fajësuar SHBA-të se kanë destabilizuar rendin ndërkombëtar me aksione agresive, madje duke vlerësuar se bombardimi i Serbisë nga NATO-ja gati 20 vjet më parë ishte i panevojshëm.

“Kjo ngjarje kishte rëndësi në destabilizimin e rendit ndërkombëtar, për çka sot i vuajmë pasojat. Kur e bombarduan ish-RFJ, SHBA-të u proklamuan si mbrojtës të minoriteteve dhe të së drejtës, vetëm për të arsyetuar intervenimin ushtarak, ashtu siç ndodhi më vonë me rastin e Irakut. Dhe ashtu siç veprojnë kudo. Si zakonisht këtë e bëjnë për të marrë një zonë të caktuar”, ka thënë deputeti i parlamentit të Francës, i cili nuk arriti të kalonte në raundin e dytë të zgjedhjeve për president të vendit më 2017.

Kujtojmë që pak kohë më parë ishte zëvendëskancelari austriak Heinz-Christian Strache, që foli për autonominë e Veriut dhe që Serbisë të mos i bëhet presion për ta njohur Kosovën. Deklarata e Heinz-Christian Strache shkaktoi debat jo vetëm në Kosovë por edhe në Austri ku vetë Sebastian Kurz reagoi dhe tha se Austria mbështet Kosovën. (B.H/Faxweb)

 

 

 

 

 

Etiketa: Jean Luc Melanson
Pas

Tërmeti 4 ballë godet Shqipërinë, ja ku ishte epiqendra (FOTO)

Para

Këshilltari i Ramës: Radhën e ka KLSH-ja, institucioni gjobëvënës do të çlirohet me Vetting

Para
Braho nuk është i vetmi, dy EMRA të tjerë të LSI-së në listën e PS-së për Tiranën

Këshilltari i Ramës: Radhën e ka KLSH-ja, institucioni gjobëvënës do të çlirohet me Vetting

Discussion about this post

 



Të Fundit

Emigracioni dhe rënia e lindshmërisë problem për Shqipërinë/ Si po plaket forca e punës, rreth 50% rënie e popullsisë nga 15 deri në 19 vjeç

Parashikimi i motit për sot, 20 korrik 2025

Aksioni në Tiranë: 20 mijë m² hapësira publike të rikthyera qytetarëve

Tragjedi në Vietnam: Përmbyset anije turistike, 34 të vdekur

Ksamil, dhunohet në sy të pushuesve një 46-vjeçar

Australia mbështetje Ukrainës, i dërgon 49 tanke M1A1 Abrams

Shembja e ndërtesës në Afrikë u mori jetën 34 personave, hetimet zbulojnë se tragjedia mund të shmangej: Vrimat në godinë mbuloheshin me rërë

Zjarri në Belishovë: Situata nën kontroll, por mbikëqyrja vijon gjatë natës

Plagosi 30 njerëz që prisnin jashtë një klubi nate në Los Angeles! Policia: Shoferi u neutralizua nga kalimtarët, njëri e qëlloi me armë

Bilanci i Zjarreve në Shqipëri: 11 vatra ende aktive, punohet në terrene të vështira

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.