Ish-këshilltari i Donald Trump Carter Page ka pranuar se është takuar zëvendëskryeministrin rus Arkady Dvorkovich në Moskë në korrik 2016.
Takimi ndodhi gjatë një konference në korrik 2016 në Shkollën e Re Ekonomike të Moskës, tha Page, duke e përshkruar atë si më shumë një takim përshëndetës, një takim formal.
“Ishte thjesht një koment i shkurtër pasi u drejtuam për nga ashensori pas darkës që patëm së bashku”, u shpreh ai për CNN, duke theksuar se udhëtimi i tij nuk kishte aspak lidhje me fushatën.
Një burim i tha Manu Raju të CNN-së për ekzistencën e një faqeje me email, shkruar nga një ndihmës i fushatës së Trump pas udhëtimit të tij në Moskë në korrik 2016.
Të rejat më të fundit në lidhje me udhëtimin e Page në verën e vitit 2016 ndryshojnë nga detajet që ai ka ndarë me mediat gjatë disa javëve të fundit. Kur Page foli për CNN të premten pasdite, ai tha se kishte takuar vetëm akademikë dhe disa njerëz të biznesit të cilët ai e kishte “njohur për më shumë se një dekadë”.
Në intervistën e tij me Tapper, Page gjithashtu konfirmoi se përpara se të shkonte në udhëtim kishte vënë në dijeni Jeff Sessions, atëherë senator dhe këshilltar i kandidatit Trump dhe sot ministër i Drejtësisë.
Kur Tapper pyeti nëse Sessions, tani avokati i SHBA-së, ishte “i vetmi në fushatën që dinte për udhëtimin”, Page u përgjigj “Unë e përmenda atë për disa njerëz”.
“Kush tjeter?” pyeti Tapper.
“Ju e dini, do të dalë”, tha Page. “Gjërat vazhdojnë të rrjedhin në këtë.”
Page mbante postin e këshilltarit për politikën e jashtme pranë kandidatit republikan, i cili u mor në pyetje me dyer të mbyllura të enjten nga Komisionin i shërbimeve sekrete i Dhomës së Përfaqësuesve, pas një avancimi të hetimit për një ndërhyrje të mundshme ruse në presidencialet në SHBA.
Prokurori special, Robert Mueller, i ngarkuar në këtë hetim federal, akuzoi të hënën tre anëtarë të stafit të fushatës së Donald Trumpit.
I pyetur nga deputetët amerikanë, Page pranoi ekzistencën e takimeve, si dhe të një emaili të dërguar pas udhëtimit, drejtuar të paktën një anëtari të stafit të fushatës së presidentit të ardhshëm të SHBA-ve, duke i përshkruar këto takime.
Shtëpia e Bardhë ka minimizuar në të kaluarën lidhjet mes Carter Page dhe stafit të fushatës së Donald Trump.
Trump e kishte emëruar atë në postin e këshilltarit në marsin e 2016. Por, disa muaj më vonë, stafi i miliarderit republikan nuk e miratoi qëndrimin e tij, me sa duket në lidhje me udhëtimet e tij në Moskë për çështje private që nisën të tërhiqnin vëmendjen. (B.H/Shuplaka)