Azem Syla, ish-Komandant i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, është nisur drejt Hagës për intervistim nga Gjykata Speciale. Atje shkon si i dyshuar për veprimtarinë e tij gjatë dhe pas luftës. Shkuarjen në Hagë e ka konfirmuar Ismail Syla, Këshilltar i Presidentit Thaçi.
“Çdo gjë në këtë botë ka dy anë të medaljes. Jeta e arsimtarit, profesorit, ish të burgosurit politik, luftëtarit të lirisë Azem Syla, nga cila do anë ka vetëm një të vërtetë – përkushtimin jetësor pë lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Gjithmonë faqebardhë. Kudoqoftë. Do të kthehesh faqebardhë edhe pas këtij udhëtimi drejt Hagës”, ka shkruar Syla.
Deri më tash, shumica e anëtarëve të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së janë intervistuar nga Gjykata Speciale. Ende asnjërit s’i është ngritur aktakuzë.
Kjo gjykatë merret me zbardhjen e krimeve që kanë ndodhur gjatë viteve 1998-2000. Përfshirë, pra, kohën e para luftës dhe pas luftës.
Gjykata Speciale ishte themeluar pas publikimit të një raporti nga senatori zviceran, Dick Marty, i cili kishte shkruar se gjatë luftës në Kosovë janë kryer krime dhe është bërë trafikim me organe nga luftëtarët vendas.
Deri tash janë rreth 250 ish-luftëtarë të UÇK’së që janë ftuar në cilësi të ndryshme për të dhënë përgjigje e duke heshtur para prokurorëve të Speciales lidhur me pretendimet për krime lufte të kryera gjatë dhe pas luftës.
Udhëheqësit kryesorë të Shtabit të Përgjithshëm të UÇK’së janë ftuar nga Specialja përfshirë Ramush Haradinajn, Rexhep Selimin, Jakup Krasniqin, Rrustem Mustafa, Sami Lushtakun, Sylejman Selimin, Kadri Veselin, Shukri Bujën, Sokol Bashotën, Sokol Dobrunën. Kanë mbetur pa u ftuar Hashim Thaçi dhe Xhavit Haliti. Për këtë
Në këtë raport 30 faqesh, emri i Hashim Thaçit përmendet 26 herë.
Por, pse është themeluar kjo Gjykatë?
Përgjigja është e qartë: për t’i sqaruar akuzat që janë shkruar nga një zviceran, Dick Martyt, në një raport 30 faqesh, ku i bën përgjegjës udhëheqësit e UÇK’së për krimet e kryera gjatë dhe me krimin e organizuar pas luftës.
Për t’i hetuar këto akuza ishte emëruar edhe Prokurori, Clint Williamson, i cili kishte thënë se do të ngriten përafërsisht dhjetë aktakuza ndaj ish-udhëheqjes së UÇK’së.
“Ne besojmë se Task Forca do të jetë në gjendje të ngrejë aktakuza kundrejt disa ish-drejtuesve të lartë të UÇK-së për krime kundër Serbëve, Romëve dhe etnive tjera si dhe Shqiptarëve që janë besuar të kenë qenë bashkëpunëtorë të Serbisë dhe rivalëve politikë”, kishte thënë Williamson, në korrik, të vitit 2014.
Ky Prokuror kishte përmendur numrin dhjetë të aktakuzave, por jo edhe numrin e të akuzuarve, shkruan Gazeta Express.
“Kaq, pak a shumë, ndoshta me pak por afërsisht 10 aktakuza”, kishte shtuar ai.Deri më tash, askush s’ka përmendur emrat e atyre që do të akuzohen, por Prokurori Williamson, kishte treguar adresën se ku janë ata njerëz që do të ndiqen penalisht.
“Nuk do të hyjë në specifika për të folur për individë, por të dhënat tona janë në koherencë me atë që ka thënë Dick Marty në raportin e tij, që këta individë kanë qenë në menaxhment të lartë të UÇK’së”, kishte shtuar ai.
Në vend të Williamson ishte emëruar amerikani David Schwendiman është emëruar në postin e kryeprokurorit të Grupit Hetues të Bashkimit Evropian, për hetimin e pretendimeve të raportit të Këshillit të Europës për krime lufte në Kosovë.
Por, kush janë emrat që përmenden në këtë raport?
Ata janë: Hashim Thaçi, Shaip Muja, Kadri Veseli, Azem Syla, Fatmir Limaj , Xhavit Haliti, Haradinaj janë personazhet kryesorë në Raportin e Dick Martyt.
Këta ish-udhëheqës të UÇK’së, Marty, i ndërlidh me veprime kriminale të kryera gjatë kohës së luftës dhe pasluftës.
Sa herë përmenden emrat e udhëheqësve të UÇK’së në Raport?
Më së shumti përmendet emri i ish-udhëheqësit politik të UÇK’së, Hashim Thaçit. Pra, emri i tij figuron në pothuajse secilën prej 30 faqeve të Raportit. Konkretisht, pesë herë përmendet emri dhe mbiemri, ndërsa, 21 herë të tjerë mbiemri i tij. Në total, emri i Ish-Kryeministrit Thaçi përmendet 26 herë.
Pas tij vjen deputeti tjetër i PDK’së, Shaip Muja, i cili përmendet 20 herë në Raport. Ai ka pasur pozita edhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK’së.Pos tyre, në Raport përmendet shtatë herë edhe emri i Kadri Veselit, aktualisht, deputet i Kuvendit të Kosovës.
Gjashtë herë përmendet edhe emri i Fatmir Limajt, aktualisht, deputet dhe udhëheqës i një partie të vogël politike.
Azem Syla dhe mbiemri Haradinaj përmenden nga dy herë në raport.
Emërtimi “Grupi i Drenicës” përmendet pesë herë, ndërsa, udhëheqës i tij, thuhet se është Lideri i PDK’së, Hashim Thaçi.
“Ky lloj aktiviteti kriminal ka vazhduar të veprojë edhe pas luftës në forma të tjera, të ndërlidhura me krimin e organizuar, derisa Misioni Evropian për Sundimin e Ligjit, EULEXi zbuloi rastin e klinikës Medicus në Prishtinë për trafikim organesh”, thekson raporti.
“Disa anëtarë të tjerë të ‘Grupit të Drenicës’ na janë dhënë indikacione gjatë hulumtimit se kanë luajtur rol vital si bashkëkonspiratorë në aktivitete të ndryshme kriminale. Këtu përfshihen Xhavit Haliti, Kadri Veseli, Azem Syla dhe Fatmir Limaj. Të gjithë këta janë hetuar vazhdimisht gjatë dekadës së fundit si të dyshuar për krime lufte dhe ndërmarrje të përbashkëta kriminale, duke përfshirë raste të mëdha të udhëhequra nga UNMIKu, Tribunali i Hagës, dhe EULEXi. Deri më sot, të gjithë i kanë ikur drejtësisë”, shkruan mes tjerash Marty.
“Burimet e drejtpërdrejta që disponojmë tregojnë në mënyrë të besueshme se Haliti, Veseli, Syla e Limaj, si dhe Thaçi e anëtarët e tjerë të rrethit të bashkëpunëtorëve të tyre të ngushtë, do kenë urdhëruar, e ndonjëherë do kenë ndjekur edhe personalisht, realizimin e një numri vrasjesh, burgosjesh, agresionesh dhe marrjesh në pyetje, në rajone të ndryshme të Kosovës dhe konkretisht, çka na intereson në mënyrë më të veçantë, gjatë operacioneve të kryera nga UÇK-ja në territorin shqiptar, në vitet 1998-2000”, thuhet në raport.
Në mars të këtij viti, pas katër vitesh nga themelimi i Gjykatës Speciale, ishte dorëhequr nga detyra Prokurori i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, David Schëendiman. Vetëm pak muaj para largimit të tij, ai kishte deklaruar se aktakuzat e Speciales tashmë ishin gati për tu ngritur.
Detyrën e tij përkohësisht e ka ushtruar Këai Hong Ip, deri më 11 shtator kur u emërua amerikani Jack Smith. Ai u zgjedh në pozitën e Prokurorit të Specializuar pas një procesi të organizuar nga BE dhe udhëhequr nga shefja e misionit të EULEX’it.