Ish-konkurentja e ”Big Brother Albania” ndalon në rrugë Edi Ramën, Erion Veliajn dhe Ajola Xoxën. Alba Çobaj në ditën e inaugurimit të sheshit të ri ”Skënderbej” ka arritur të ndalë kryeministrin Edi Rama, kryebashkiakun Erion Veliaj dhe të shoqen e tij Ajola Xoxën.
E gjitha për një foto, por vetë Çobaj tregon se e ka ”tradhëtuar” bateria, megjithse me shpejtësi i ka ardhur në ndihmë kryebashkiaku.
”Lali Eri përveçse i qan punimet në Tiranë dhe kishte bërë një super punë me sheshin sa që m’u duk vetja jashtë shtetit, i qan dhe fotot sidmos kur unë s’kam bateri.
Kur takohesh rastësisht në koncert është akoma dhe më bukur!”, shkruan Çobaj.
Rama si gjithnjë veshur me tuta, bluzën e zakonshme ”Shqipëria që duam” dhe sipër këmishën e bardhë por ajo që bie në sy është Ajola Xoxa që rri mbështetur te i shoqi plot dashuri. Ndërsa ai mundohet të ngrejë sa më lart telefonin që mos të lërë jashtë shefin e tij, Ramën. (V.G/SHUPLAKA)
Discussion about this post