Shpend Hysaj Ish-konkurrenti i “The Voice of Albania” është nr 101-ti në listën për deputetë të Lëvizjes Vetëvendosja. Këngëtri ka preferuar që perveç m, muzikës të angazhohet edhe në politikë.
Kjo forcë politike ka zgjedhur të shkojë e vetme në zgjedhjet e 11 qershorit dhe do të garojë me një listë prej 110 kandidatësh për deputetë.
E pikërisht nga 110 kandidatë, Shpend Hysaj ka qenë i 101-ti në listë.
Ai shkruan në rrjete sociale:
“Të dashur miq, familjarë e shokë!
Tashmë është bërë publike lista e kandidatëve për deputet të parlamentit të Republikes, nga radhët e Lëvizjes VETËVENDOSJE!
Antarësia e Lëvizjes në Ferizaj si dhe kryesia, më ka nderuar duke më besuar dhe mua që të jem i deleguar në legjislaturën që do të dalë nga këto zgjedhje të parakohshme. Momentumi politik dhe populli, është për ndryshim! Rrjedhimisht edhe ndryshimi po vjen me Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe koalicionin e saj të vetëm, atë me popullin dhe për popullin! Me kandidatin e saj të denjë për kryeministër Albin Kurtin, bashkë me alternativën tonë qeverisëse dhe një listë me kastën më të denjë përfaqësuese të popullit, ndryshimi po vjen fuqishëm!
Duke ju siguruar që në as edhe një presje të vetme nuk do të ndryshoj kursin e drejtë deri në bërjen e republikës tonë, ju uroj një fundjavë të këndshme dhe një natë të mirë.
Bashkë është e mundshme!”,- shkruan ai.
(S.SH/SHUPLAKA)