21:12 | 18/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Aktualitet

Ish-kreu i Burimeve Natyrore: Duhet të krijohet një ent i ri rregullator për naftën dhe gazin. Qeveria të ndërhyjë urgjent!

10:12 | 26/02/2017
në Aktualitet, Te Gjitha
0
Ish-kreu i Burimeve Natyrore: Duhet të krijohet një ent i ri rregullator për naftën dhe gazin. Qeveria të ndërhyjë urgjent!

Prej ditësh shqetësimet e banorëve në Zharrëzës janë bërë publike. Protesta dhe greva janë transferuar drejt Tiranës, ndërkohë që problemi i sektorit të naftës vijon të jetë një plagë e hapur në vendin tonë.

Ish- kreu i Agjensisë Kombëtare të Burimeve Natyrore Dael Dervishi është ndalur gjatë për të shpjeguar pikënisjen e këtyre problemeve dhe ndarjen e përgjegjësive mes institucioneve.

Sipas tij çështja e tërmeteve është dërguar për ekspertizë në 5 institucione të ndryshme: MEI, Albpetrol, Instituti i Gjeoshkencave, AKBN dhe Universiteti Politeknik i Tiranes.

Vetë ai mendon se në vendin tonë ka ardhur koha që të krijohet një tjetër ent rregullator për industrinë e naftës, i pavarurnga Ministria dhe me staf ekspertësh të mirëpaguar.

Dervishi vijon më tej duke thënë se në këtë mënyrë shmangen devijimet nga përgjegjësia të institucioneve dhe secili mban peshën që i takon.

Ai thotë se institucioni që ka drejtuar AKBN-ja është e gjymtuar dhe nuk ka kompetencat e plota për të vepruar në sektorin e naftës dhe gazit.

Ai e mbyll shkrimin e tij me një apel për qeverinë, e cila duhet të vendosë njëherë e mirë për këtë sektor.

SHKRIMI I PLOTË I DAEL DERVISHIT:

Ndjej përgjegjësi se pari morale, pastaj profesionale të them dy fjale për ceshtjen e Bankers ne Zharrez. Problemi i kompanive prodhuese te naftes ne vendin tone eshte nje plage e hapur, e cila do te vazhdoje te sjelle dhimbje derisa qeveria te vendose te nderhyje me nje reforme te thelle ne ate sektor aq te rendesishem per ekonomine shqiptare.

Ëeshtja e tërmeteve të Zharrëzës i është deleguar për ekspertize 5 institucioneve te ndryshme publike sic jane, MEI, Albpetrol, Instituti i Gjeoshkencave, AKBN dhe Universiteti Politeknik i Tiranes. Shperndarja e kesaj detyre ne 5 institucione te ndryshme ka krijuar natyrshem nje vakum institucional ne marrjen e pergjegjesive dhe ky problem ka mbetur i pazgjidhur, ashtu sic kane mbetur pezull edhe shume probleme te tjera qe lidhen me kerkimin dhe prodhimin e naftes dhe gazit ne nje vend si Shqiperia e cila vleresohet sipas “US Energy Information and Administration” te kete rezerva te provuara nafte (per vit) 58,04 fuci per banor, nderkohe qe SHBA ka 75,97 fuci per banor, pra jo aq shume me shume se ne dhe kujtojme qe SHBA eshte vendi i trete ne bote per prodhim nafte.

Shqiperia eshte i vetmi vend ne bote qe nuk ka nje ent rregullator te pavarur per hidrokarburet. AKBN e cila eshte nje agjenci e specializuar per te rregullar problematikat e naftes dhe gazit eshte e gjymtuar institucionalisht dhe nuk i ka kompetencat e plota per ta udhehqur kete sektor jetim te ekonomise. Marreveshjet politike te partive ne koalicion te cilat kane ndare pergjegjesite ne bashkeqeverisjen e institucioneve te naftes kane krijuar nje klime mosbesimi nderinstitucionale dhe kjo pastaj eshte perkthyer ne mungese besimi dhe c’orentim edhe nga ana e investitoreve.

Ka ardhur koha ne Shqiperi te krijohet nje agjenci rregullatore e besueshme, qofte per investitoret, qofte per qytetaret, e cila duhet te kete pavaresi profesionale dhe financiare nga Ministria e Energjise dhe te jete e perbere nga nje ekip teknokratesh te mire paguar, te trajnuar ne vazhdimesi dhe te perditesuar me praktikat me te fundit te sektorit. Aktualisht ne Shqiperi nuk i eshte varur ne qafe askujt celesi i pergjegjesise, midis AKBN, Albpetrol, Ministrise, Institutit te Naftes dhe te Gazit (te sapo krijuar) ka pasur dhe do te kete nje ping-pong institucional qe krijon pasiguri per investimet dhe probleme, si ky i Zharrezit, per qytetaret. Ministria historikisht ka ndjere gjithmone xhelozi per kompetencat e AKBN dhe ka tentuar gjithmone te nderhyje aty ku nuk i ka takuar.

Shtete si Meksika, Kolumbia, Norvegjia, etj, pasi kane reformuar sektorin dhe kane krijuar nje agjenci rregullatore te ciles i kane kthyer kredibilitetin e nevojshem, kane pare nje bum te madh investimesh ne sektorin e naftes dhe gazit, nga kompanite me te medha ne bote te cilat ne politikat e tyre ekonomike karakterizohen nga pergjegjshmeria e larte sociale dhe investimet e qendrueshme fitimprurese per te gjithe aktoret e perfshire ne loje.

Qeveria duhet te vendose njehere e mire se cfare do te beje me kete sektor!!!

Ish-kreu i AKBN-se Dael Dervishi

 

Etiketa: AKBNdael dervishinafta
Pas

Kush është biznesmeni i miellit që i vunë tritolin në Burrel. Lidhja e tij me politikën

Para

Kush është shqiptari me shumë emra që u qëllua me plumb në kokë nga polici italian

Para
Kush është shqiptari me shumë emra që u qëllua me plumb në kokë nga polici italian

Kush është shqiptari me shumë emra që u qëllua me plumb në kokë nga polici italian

Discussion about this post

 



Të Fundit

Shumica e amerikanëve nuk duan SHBA-të në një konflikt tjetër, thotë senatori demokrat

Papa Leoni XIV: Lufta nuk duhet të bëhet normalitet, armët e avancuara janë tundim që duhet refuzuar

The Guardian: Rusia dhe Irani përballen me sfida globale, partneriteti i tyre në vështirësi

Shpërthen vullkani Lewotobi Laki-Laki në Indonezi, alarm maksimal dhe re hiri mbi 10.000 metra

Himarë/ Lirohet 27-vjeçari që përplasi me gomone turistin gjerman

Macron: Ndalni sulmet që nuk kanë të bëjnë me programin bërthamor të Iranit

Media: Me përfshirjen e SHBA-ve në luftë, do të merrte pjesë edhe Hezbollahu

Këndi “Ibrahim Rugova” në bibliotekën e Budapestit, Osmani merr pjesë në inaugurim

Interneti pothuajse tërësisht i bllokuar në Iran

Përplasjet për zgjedhjet e 11 Majit shpërthejnë në Strasburg: PS dhe PD përballen përpara BE-së mbi Standardet Demokratike dhe integrimin europian

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.