ish-drejtori i Policisë së Tiranës, Mit’hat Havari, pak ditë më parë në një intervistë për Report Tv, bëri një deklaratë të fortë,kur tha se deputetë të majtë e të djathtë luajnë bixhoz në kazinotë e Tiranës dhe jashtë vendit me lekët e vjedhura nga xhepi i shtetit.
Havari tregon sot një përballje të tij me një deputet të majtë përbri Kuvendit. Ai shton me ironi se deputeti për të cilin thotë se është një bixhozxhi, ndryshoi rrugën me aq shpejtësi, sa gati nuk rrëzoi personin që e shoqëronte.
Havari nuk thoë ndonjë emër por thotë se miqtë e tij në ‘fb’ do e gjejnë për kë e ka fjalën.
POSTIMI:
Dite me pare i ftuar nga Report tv , deklarova qe deputet te majte e te djathte qe luajn bixhoz ne kazinot e Tiranes dhe jashte vendit , nuk luajn me leket e rroges mujore , se ato nuk ju mjaftojne per gravata e kostume firmato , por me leket e vjedhura nga xhepi i shtetit , ose dhuruar nga bota e krimit , kjo vazhdova me tej eshte taksative , absolute .
Sot u perballa tek semafori perbri kuvendit te Shqiperis , me nje deputet te majte llafollog bixhozxhi klasi kazinosh , i cili sa me pa ndryshoi rrugen me nje kthes aq te shpejt , gati sa nuk rrezoi personin qe e shoqeronte .
Une nuk kam ndonje mardhenie me te , por sjellja e tij me beri pershtypje .Sa eca pak metra e kuptova fshatarin tipik te pa transformuar , i ka perveluar keq akuza ime ne tv dhe pavarsisht qe nuk permenda emra .
Une jam i sigurt qe miqte e mi ketu ne fb do e gjejne menjehere tipin qe pershkrova me siper , por ama nuk ja kam thene une emrin e tij , por ju !.
(B.H/Shuplaka)