Ish-kryetari i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako është thirrur ditën e djeshme në SPAK. Mësohet se Dako ka dëshmuar ditën e djeshme për më shumë se tre orë.
Ende nuk dihen arsyet pse ai është thirrur në Prokurorinë e Posaçme. Ndërkohë ditën e sotme në ambientet e SPAK ka shkuar kryebashkiaku i Krujës, Artur Bushi.
Në SPAK janë rregjistruar disa kallezime ndaj Bushit për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë së tenderave.
Bushi është paraqitur si person që ka dijeni për të dhënë sqarime rreth këtyre kallëzimeve
Discussion about this post