Ish-kryeministri britanik Boris Johnson është bërë sërish baba! Bashkëshortja e tij, Carrie Johnson, ka sjellë në jetë fëmijën e tyre të katërt, një vajzë të vogël, të cilën çifti ka vendosur ta quajë Poppy Eliza Josephine Johnson.
Lajmin e bukur e ka ndarë vetë Carrie përmes një postimi në Instagram, ku shprehet se vogëlushja ka ardhur në jetë të mërkurën, më 21 maj, dhe se familja është “plotësisht e dashuruar” me anëtaren më të re të shtëpisë.
“Nuk mund ta besoj sa e bukur dhe e vogël je. Ndihem kaq me fat. Jemi të gjithë të dashuruar pas teje. Nuk jam e sigurt nëse kam fjetur ndonjë minutë që kur linde, pasi nuk mund të ndalem së shikuari sa e mrekullueshme je,” ka shkruar Carrie me emocion në rrjetet sociale.
37-vjeçarja nuk ka lënë pa përmendur dhe falënderuar ekipin mjekësor në Spitalet e University College London veçanërisht stafin Asma dhe Patrick – për kujdesin e treguar gjatë të gjitha shtatzënive të saj.
“Vërtet nuk mund t’ju falënderoj mjaftueshëm,” ka shtuar ajo me mirënjohje.