Mesut Yilmaz, ish-kryeministri turk ka ndërruar jetë në moshën 73 vjeçare gjatë trajtimit për kancer të mushkërive.
Yilmaz kishte qenë ministër i jashtëm në vitet e 80-ta dhe ishte përzgjedhur për tre herë me radhë kryeministër gjatë viteve 1990.
Gjatë mandatit të tij të fundit ai shkaktoi përçarje të madhe me shtetin e Sirisë.
Mandatet e Yilmazit kanë mbuluar koalicione të paqëndrueshme, skandale politike dhe konflikte në rritje me Partinë e jashtëligjshme të Punëtorëve të Kurdistanit (PPK).
Yilmaz ishte udhëheqës i partisë Anap (Mëmëdheu) përpara se të pësonte humbje të madhe në zgjedhjet e vitit 2002, kur Partia për Drejtësi dhe Zhvillim e Erdoganit fitoi pushtetin.