Pak ditë nga 6-vjetori i ngjarjes së rëndë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Qeveria akordoi një fond shtesë për Ministrinë e Brendshme që kap vlerën e 1.6 miliard lekëve të vjetra, të cilat do të përdoren për shlyerjen e detyrimeve që rrjedhin nga vendimet gjyqësore për viktimat e 21 janarit.
Paratë do t’i kalojnë Gardës së Republikës, e cila është e paditura nga familjarët e viktimave të 21 Janarit.
Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka reaguar përmes një statusi në Facebook, lidhur me dëmshpërblimin e familjarëve të viktimave.
“I përdori!
I qau!
I mashtroi!
Dhe në fund u vendosi një çmim:
300 mijë dollarë për çdo të vrarë të “21 Janarit”!
Çfarë turpi!
Po Arditi në Sharrë????”, shkruan Bushati.
Ngjarjen e 21 janarit, socialistët e quajtën si krim shtetëror dhe premtuan dhënien e drejtësisë kur të vinin në qeverisje. Mesa duket ky premtim i pambajtur, pati edhe një çmim konkret para përfundimit të mandatit të qeverisë Rama: “300 mijë dollarë për çdo vrasje nga automatikët e Gardës”. Por për ish-kryetaren e AMA-s, ky çmim nuk mund të shlyejë dot asnjë jetë.(D.D/Shuplaka)