14:53 | 25/06/2025
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione
Nuk ka rezultat
View All Result
FaxWeb
Nuk ka rezultat
View All Result
Fillimi Politikë

Ish-Kryetarja e AMA-s: Edi Rama i dha një tjetër licencë me dhunë Vjollca Hoxhës

20:29 | 27/01/2017
në Politikë, Te Fundit, Te Gjitha
0
Ish-Kryetarja e AMA-s: Edi Rama i dha një tjetër licencë me dhunë Vjollca Hoxhës

Ish Kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka denoncuar dhënien në mënyrë abuzive të një tjetër license kompanisë Digitalb.

Sipas Bushatit, ndonëse ligji kërkon me shumicë të cilësuar 5 vota, AMA  ka dhënë më dhunë, me vetëm 4 vota,  licensën e operatorit kombëtar për shoqërinë ADTN, që ka si aksioner të vetëm, kompaninë Digitalb. (A.H/Shuplaka.com)

Bushati e cilëson shtetin në këtë rast, organizatën më të fuqishmeë kriminale në vend teksa i drejton edhe një mesazh qyetarëve shqiptarë: Vazhdoni blini Digitalb, është vjedhje që organizohet nga Shteti!

Ja statusi i Bushatit:

Po kur… Organizata Kriminale më e fuqishme në vend … është vetë Shteti, çfarë bëhet??????

Sot, AMA, me dhunë, me 4 vota, kur ligji kërkon shumicë të cilësuar prej 5 votash, i dha licencën e tretë Vjollca Hoxhës dhe familjarëve të saj!

Sot, AMA licencoi si operator kombëtar shoqërinë ADTN, të krijuar më 13 shtator 2016, dhe që ka aksioner të vetëm 100% shoqërinë Digitalb!

Kështu, nga 5 licenca kombëtare:

Një licencë e mori Top Channel,

Të dytën në kundërshtim me ligjin e mori Digitalb,

Dhe të tretën e mori ADTN që është në pronësi të Digitalb.

Sandri “lëvizi” Gjykatën Kushtetuese, që bashkë me bashkëshorten të kishin 80% të aksioneve për licencën e vet….

Të 4 licencat nuk morën asnjëra 5 votat e kërkuara nga ligji. Dhe, kur TCH, Klan dhe DGA e fituan në shkallë të parë, AMA dhe Avokatura e Shtetit, në shpërdorim të detyrës, “çuditërisht” nuk e ankimuan në Apel!!!

Sot, AMA me dhunë i dha licencën e katërt ADTN-së! Prokuroria hesht!

Rama bën sikur nuk kupton, ndërkohë që nën dhe, kërcënoi e shantazhoi këdo që kundërshtonte. Vlahutin, Lu, OSBE dhe KiE heshtin!

Ashtu siç heshtën, kur një shtet i tërë, me parlament e prokurori donin të hiqnin me çdo mjet e me çdo kusht Endira Bushatin nga kreu i AMAs…

Ashtu siç heshtën, kur unë personalisht u kërcënova me jetën time e të familjarëve nga Alban Jaho, Drejtor i Digitalbit! Thuajse të gjithë televizionet heshtën, prokuroria mbylli çështjen!

Ashtu siç folën me gjysmë zëri, kur Balla, “papritmas” propozoi shfuqizimin e nenit 62 të ligjit, që pengonte një person dhe familjarët e tij të kishin më shumë se 40% të aksioneve në një licencë kombëtare!

Prokuroria tërësisht e kapur dhe nën makthin e Vettingut, nuk vepron!!!

Dëshmitarët janë aty: Sami Neza, Suela Musta dhe Agron Gjekmarkaj, me integritet e qytetari të lartë qëndruan para presioneve e shantazheve….

Por, kjo prapë nuk mjaftoi para dhunës së kamikazit të Digitalbit Gentian Sala!

Si mund të mundet një organizatë kriminale, kur në krye të organizatës është vetë SHTETI??????

P.S: Vazhdoni blini Digitalb, është vjedhje që organizohet nga Shteti!

Pas

Napoli/ Sulmi mafioz i merr jetën ish-futbollistit 21 vjeçar

Para

Shpërthen Lefter Koka: Policia e Durrësit, “lojë të fortësh” kundër LSI-së. Do të marrë përgjigjen e duhur!

Para
Shpërthen Lefter Koka: Policia e Durrësit, “lojë të fortësh” kundër LSI-së. Do të marrë përgjigjen e duhur!

Shpërthen Lefter Koka: Policia e Durrësit, "lojë të fortësh" kundër LSI-së. Do të marrë përgjigjen e duhur!

Discussion about this post

 



Të Fundit

Gjykata në Shkup jep burgim të përjetëshëm për autorët e vrasjes së 14-vjeçares Vanja Gjorçevska

Samiti në Hagë/ NATO vendos të rrisë buxhetin e mbrojtjes në 5% të PBB-së deri në 2035

KQZ shpërndan mandatet e para për zgjedhjet parlamentare në disa qarqe

Klevis Balliu: Shteti i kapur nga Hajri dhe Troplini, SPAK i verbër, nuk shikon paratë që i shkojnë krimit prej qeverisë e cila është bashkëpunëtore

Devoll/ 87-vjeçari humb jetën pasi rrëzohet nga shkallët në banesë

Operacioni “Fast Reaction” në Tiranë: Një i arrestuar, katër në kërkim për konfliktin me armë

Papa i bën thirrje Iranit dhe Izraelit të refuzojnë ‘ngacmimin dhe hakmarrjen’

Pas armëpushimit me Izraelin, Irani rikthen aksesin në internet

Vdes një i dënuar në burgun e Lezhës, kishte probleme të rënda shëndetësore

Akuzohen për lidhje me Mossad-in, Irani nis hetimet ndaj 23 të dyshuarve

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Faqja Kryesore
    • Kontakt
  • Politikë
  • Aktualitet
  • Ekonomi
  • Veç e jona
  • Kosova
  • Bota
  • Sport
  • ShowBiz
  • Emisione

© Copyright 2025, Të Gjitha të Drejtat e Rezervuara, Dev by Techzero1.com.