Ish-kryetarja e AMA-s Endira Bushati ka reaguar lidhur me situatën e krijuar pas ndërprerjes së transmetimeve analoge, ndërprerje e cila në një vendim të dytë të AMA-s ditën e sotme u shty për 4 muaj.
Endira Bushati përmes një postimi në ‘Facebook’ thotës e nuk çalon puna tek tek njoftimi i AMA-s por tek mënyra si u bë procesi i digjitalizimit që sipas saj është një skandal juridik. Në një shtet serioz do të kishte ndjekje penale.
“Digjitalizimi është një proces tërësisht i kompromentuar në Shqipëri, një skandal juridik, një kapje totale e shtetit, që nisi me emërimin e një drejtori Digitalbi në krye të AMAs dhe përfundoi me ndarjen antiligjore të licencave kombëtare. Nga 5 licenca, 4 i zotërojnë Zamiri, Sandri e Vjollca”, – shkruan Bushati.
Ajo u ka bërë thirrje edhe anëtarëve të Autoritetit të Medias Audiovizive të ushtrojnë kompetencat ligjore për t’i kërkuar llogari kryetarit të AMA-s mbi këtë skandal dhe të bëjnë transparencë për publikun!
Bushati nuk ka lënë pa sulmuar edhe opozitën. Ajo shprehet se i kishte çuar një sms kreut të PD-së Basha që ta bënte problem çështjen se si “Digitalbi detyronte ndërrimin e dekoderëve”, por nuk kishte asnjë përgjigje.
Postimi i plotë:
Radhë për dekoder
Akoma s’e kuptuan shqiptarët?????
- Për hir të vërtetës, nuk çalon puna tek njoftimi apo jo nga AMA. Dhe unë që nuk shoh televizor, më ka rastisur t’i shoh shpesh njoftimet e AMAs;
- Digjitalizimi është një proces tërësisht i kompromentuar në Shqipëri, një skandal juridik, një kapje totale e shtetit, që nisi me emërimin e një drejtori Digitalbi në krye të AMAs dhe përfundoi me ndarjen antiligjore të licencave kombëtare. Nga 5 licenca, 4 i zotërojnë Zamiri, Sandri e Vjollca.
- Dhënia e licencave kombëtare, për shkak të mos arritjes së kuorumit në AMA, çështja shkoi në gjykatë. Në një vendim gjyqësor skandaloz, për të cilin gjyqtarët nuk duhet të lënë pa ndjekur penalisht, “zotët” e Shqipërisë morën licencat tërësisht në kundërshtim me ligjin.
(Znj. Erinda Ballanca, tani Avokate e Popullit, ka qenë avokate e palëve në proces. Duke e njohur si profesioniste, sot prita një reagim në mbrojtje të interesave të shtetasve.) - Kundër vendimit të gjykatës së shkallës së parë, Kryetari i AMAs duhej të bënte ankim. Po kështu dhe Avokati i Shtetit. Rast i rrallë, asnjë nuk bëri ankim!!!!! Kështu që, Sandri, Zamiri dhe Vjollca morën 4 licenca kombetare. Pa kuorumin ligjor të kërkuar dhe me një vendim që mori formë të prerë që në shkallë të parë. Duhet të ketë ndjekje penale….në një shtet serioz!
- Ligji parashikonte që digjitalizimi duhej të përfundonte me 15 Qershor 2015! U vonua se kështu deshi Sandri e Vjollca…. me bashkëpunimin e Milena Haritos dhe Edi Ramës!
- Falë ndërhyrjes së ndërkombëtarëve, 2 rrjetet e destinuara për RTSH nuk u prekën! Por Sandri hodhi në treg idenë dhe Kryetari i AMAs ia pranoi, që….nga taksat që derdhim për RTSH, të përfitojnë dhe privatët!!!!!! Se frika që RTSH, tashmë me disa kanale, mund t’u kthehet në konkurrent në një Shqipëri të varfër, tashmë është reale!
- Sinjali analog duhej të ishte fikur maksimumi në 15 Qershor 2015. Kjo ditë, me vonesat që parashtrova sipër, erdhi!
U interesova pranë AMAs mbi problematikën. Akoma nuk dihet ku qëndron problemi: është teknik i rrjetit të RTSH, i rrjeteve të Digitalbit, apo RTSH po “ndihmon me probleme teknike” Digitalbin, pra Vjollcën, Sandrin e Zamirin, të gjithë bashkë, që të shesin dekoderë e televizora me shumicë….
Fakt është që skandali ndodhi! - Kryetari AMAs, pa vendimmarrje bordi të AMAs, si të jetë në pronat e veta, del e shtyn datën dhe rikthen sinjalin analog.
Thirrje për anëtarët e AMAs, Agron Gjekmarkaj, Sami Neza, Zylyftar Bregu, Suela Musta të ushtrojnë kompetencat ligjore për t’i kërkuar llogari kryetarit të AMAs mbi këtë skandal dhe të bëjnë transparencë për publikun!
- Nuk protestojnë shqiptarët! Kanë ndërruar dekoderë Digitalbi (i palicencuar për 10 vjetë) 4-5 herë dhe “nuk iu është dëgjuar zëri”….
Opozita???? Ajo që duhet të udhëheqë????
I pata çuar sms Bashës në Çadër që të bënte problem çështjen sesi Digitalbi detyronte ndërrimin e dekoderëve duke humbur dhe abonimin nëse jo….
Asgjë!
E besoja atëherë se parkingjet Vjollcës dhe thashethemet për darka me Ramën në vilën e Zamirit, nuk ishin të vërteta….
Dhe për ta mbyllur:
Një intelektual i njohur në Tiranë, kur e pyeta “si je”, m’u përgjigj:
“Kemi dalë nga NATO dhe kemi hyrë në ZAMO!”
(B.H/Faxweb)